Deri në muajin qershor vendi ynë duhet të marrë 1.5 mln. doza prej vaksinave kundër koronavirusit të “Pfizer”, “BioNtech” dhe “Moderna” dhe ato do të mjaftonë për 750 mijë veta, tha para televizionit bTV doc. Svetllana Velizarova, udhëheqëse e Klinikës për Fëmijë në Spitalin për Mjekimin e Sëmundjeve të Mushkërive “Shën Sofja”.
Sipas fjalëve të saj, shuma nuk është inkurajuese, sepse ne nuk do të jemi në gjendje ta presim sezonin vjeshtë-dimër të vaksinuar. Sipas saj 2 milionë njerëz tashmë janë hasur me virusin, kështu që vala tjetër do të jetë më e dobët.
"Ne nuk mund të qëndrojmë të mbyllur përgjithmonë," tha ajo, duke shtuar se madje po të ketë pakësim të pjesshëm të masave anti-epidemike rastet e Covid-19 do të rriten, sepse infeksioni transmetohen përmes pikave të ajrit. "Por kjo nuk do të thotë se duhet të zgjatet lockdown-i," tha në përfundim doc. Svetllana Velizarova.Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..