Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika e filmave është liri dhe sfidë

Petar Dundakov
Foto: arkiv

Thonë se muzika më e mirë e filmave është ajo e cila shikuesi nuk e vëren, por disi e përjeton përmes personazheve, përmes veprimeve dhe gjendjeve të tyre emocionale. Këtë përcaktim që duket pak të çuditshëm e bënë Petar Dundakov – kompozitor bullar i cili vitet e fundit grumbulloi përvojë të madhe duke krijuar muzikë për afro 20 filma. Ai mbaroi filozofi në Universitetin e Sofjes dhe kompozim në Codarts Conservatorium Rotterdam, gjë para së cilës vite me radhë studionte piano te pedagogë të njohur bullgarë. Në vitet 90-të të shekullit të kaluar ishte pjesë e grupit “Tibetski Sërca” (Zemra të Tibetit), punonte si producent, dhe në vitin 2004 për herë të parë krijoi muzikë filmi.

“Unë ende isha duke mësuar në Holandë kur më ftuan të krijoj muzikën për filmin “Jeta jonë tjetër e mundshme” - një film me artistët e njohur bullgar Ivan Ivanov dhe Vanja Cvetkova. Mbaj mend që kisha shumë frikë se çfarë do të ndodhte, por ia dola, edhe pse nuk kisha përvojë. Sipas mendimit tim, ajo që është e rëndësishme për muzikën e filmit është të jesh në gjendje ta lidhësh atë me historinë që tregon filmi dhe, pavarësisht nga “ndryshimet” e momenteve individuale në veprim, të ndërtosh një strukturë organike muzikore. Nga njëra anë duhet të kesh përgatitje të mirë muzikore, ndërsa nga ana tjetër – të posedosh aftësinë të punosh në stile të ndryshme. Për mua muzika e filmave është një liri dhe sfidë për të qenë në një nivel në të cilën mund të të kuptojnë. Unë e quaj atë “muzikë me imazh”.”

Muzikë për kinema ose kinema për muzikë të gatshme – secili krijues ka mënyrën e tij të punës. Cila është përvoja e kompozitorit të njohur:

“Për mua situata ideale është të kesh një tablo të gatshme dhe muzika “të jetë në sinkron me të”. Por ka regjisorë që duan muzikë të gatshme për të punuar... Për mua është me shumë rëndësi të kam kontakt me regjisorin. Në fund të fundit atë që ti bën është të shtosh botën e krijuar nga imazhi. Edhe në muzikën e pavarur të cilën e krijoj imazhi është gjithmonë i rëndësishëm për mua, por jo ai i drejtpërdrejtë, por ai që krijon mundësi për një metaforë më të thellë.”

Para afro dy vitesh ishte premiera e filmit “Lartësia” – me regjisor Viktor Bozhinov sipas romanit me të njëjtin emër të Milen Ruskovit, një nga filmat më të suksesshëm artistik bullgar nga koha më e re. Ky është një nga të paktët për të cilët muzika u incizua me orkestër klasike.

“Ishte një proces shumë ambicioz për të gjithë ne, në të cilin asnjeri nuk kurseu as forcë, as talent, as mjete për të dhënë maksimumin në këtë moment. “Lartësia” është një hap i madh përpara edhe në përvojën time si kompozitor. Atë që arritëm atëherë si cilësi i filmit duke përfshirë edhe muzikën për fat të keq nuk u kthye në standard për shumë filma bullgarë. Problemi nuk është te krijuesit, por më tepër në situatën kulturore tek ne.”

Petar Dundakov tregon gjithashtu se me kinemanë bullgare është i lidhur prej kohe – si fëmijë ai luajti në një film, dhe së bashku me punën e babait të tij - skulptorit Rusi Dundakov. Duke u rritur nën ndikimin e këtij mjedisi artistik, ai njihte kineastë nga breza të ndryshëm. Ai vlerëson lart muzikën e kompozitorëve Simeon Pironkov, Petar Stupell, Kirill Cibullka, Bozhidar Petkov, Kirill Donçev dhe shumë, shumë të tjerë.

“Dy” nga “Briri i dhisë”

“Filmat e vjetër bullgarë - pothuajse të gjithë janë të preferuarit nga unë, dhe muzika për ta është “shumë në vend”. Jo se regjisorët dhe kompozitorët ishin më të mirë atëherë. E tillë ishte rrjedha e kulturës. Tani jetojmë në një situatë ku gjoja jemi më afër disa modeleve të biznesit dhe në të njëjtën kohë “industria e argëtimit” po lëviz midis “mbështetjes së dëshirueshme” nga sponsorët shtetërorë dhe privatë. Kjo krijon një situatë të veçantë në të cilën vetë artistët vazhdimisht pyesin veten - jam argëtues apo diçka thellësisht origjinale. Ne nuk kemi gjetur ekuilibrin. Filmat bullgarë të realizuar në gjysmën e dytë të shekullit XX-të lënë gjurmë të thella si në kinema ashtu edhe në muzikë. Fatkeqësisht, kujtesa e tyre po venitet.”

Suitë muzikore nga filma bullgarë, kompozuar nga Vili Kazasjan

Duke rënë dakord me ato që tha Petar Dundakov, do t'ju kujtojmë meloditë dhe këngët emblematike të filmit: "Njerëzit dhe rrugët" nga filmi “Djali largohet”, “Dy” nga “Briri i dhisë”, “Ku mbeti fëmijëria” nga “Lufta e iriqëve”, “Ne mbetemi” nga “Orkestra pa emër” , “Betimi” nga “Dje”,  një suitë muzikore nga filma bullgarë, kompozuar nga Vili Kazasjan interpretuar nga Big Bandi i Radios Kombëtare Bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD