Zëvendës Kryeministrja dhe Ministre e Turizmit Mariana Nikollova dekoroi skiatorin më të moshuar në Bullgari - 96-vjeçarin Ivan Raev nga qyteti Çepellare në Rodopet, njoftuan nga Ministria. Ministrja Nikollova i dhuroi atij një diplomë për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin e turizmit dhe një statujë të simbolit të vendit tonë - trëndafili bullgar.
Familja e veteranit ishte një nga themeluesit e vendpushimit të skive Pamporovo në vitet 40-të të shekullit të kaluar.
Përkundër moshës së tij të avancuar, Raev në mënyrë aktive bën ski në dimër dhe noton gjatë verës.
Qyteti Burgas organizon një mbrëmje spektakolare gala, e cila mbledh dhjetëra kampionë të sporteve luftarake në një vend. Organizata prestigjioze botërore MMA po zhvillon të shtunën më 24 gusht garat nga zinxhiri BRAVE 86, për të cilat vijnë disa..
Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..
Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).