Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maroku përmes syve të një gruaje bullgare - një vend ekzotik me shumë mundësi për turizëm dhe punë

4
Foto: Darina Grigorova

Afrika është një botë, e panjohur për ne, drejt së cilës bullgarët rrallë hedhin vështrim, kur planifikojnë një pushim jashtë shtetit. E zgjedhin adhuruesit  e aventurave dhe të natyrës ekzotike. Pavarësisht dhe gjithnjë e më pak, në kontinent vendosen bashkatdhetarë tanë, të cilët kanë ardhur për shkak të angazhimeve zyrtare në një nga vendet e prosperuar ekonomikisht. I tillë është shembulli me bashkatdhetaren tonë Ani Radeva. Ajo jeton prej 22 vjetëve në Mbretërinë e Marokut, pasi bashkëshorti i saj pas një konkursi të fituar për një pozicion mësimdhënësi vendos të pranojë sfidën dhe të nisë rrugën drejt shtetit të panjohur. Ani Radeva sot është drejtuese e shkollës bullgare të së dielës /në qytetet Rabat dhe Kazablanka/, ku gjen dashuri dhe përkrahje mes bullgarëve të tjerë. Ajo i është shumë mirënjohëse fatit, se ka pasur mundësinë të ndodhet në një botë krejtësisht të ndryshme nga kjo, të cilën e njeh në Bullgari.

Vitet e para nga jeta e familjes të Ani Radevës kanë kaluar në Kazablanka - qytetin më të madh – një metropol modern, të vendosur në bregun e Oqeanit Atlantik. Në bazë të madhësisë renditet si qyteti i dytë në Afrikë, pas Kajros. Themelet janë të vëna gjatë vitit 1468, kur sulltani atëherë i ka dhënë emrin Dar el-Bejda, në përkthim Shtëpia e Bardhë. Kureshtja më e madhe në Kazablanka është xhamia, e cila gjendet në bregun e Oqeanit Atlantik. Ajo ekziston që nga viti 1993 dhe është e ngritur për ditëlindjen e 60 të mbretit Hasan II dhe mban emrin e tij. Ndërtimi i kësaj xhamie dallohet nga të tjerat me madhësinë mbresëlënëse. Është e ngritur në shkëmbinjtë në të cilët shpërthejnë valët e fuqishme të oqeanit, gjë e cila po kështu e bën një kureshtje të papërsëritshme. Ajo është mes tempujve të paktë mysliman, në të cilët mund të hyjnë njerëz të cilët predikojnë një fe të ndryshme. Minarja  ngrihet në 200 metra lartësi dhe është e dyta për nga përmasat.

Ani Radeva dhe familja e saj kaluan 4 vjet në Kazablanka, pas së cilës u transferuan në kryeqytetin kulturor dhe shpirtëror të Marokut - Fes. “Ky është qyteti më i lashtë perandorak në Marok, ku ndodhen disa nga ndërtesat më të bukura. Qyteti është fetar, shpirtëror dhe pika kryesore në të është qyteti antik i Medinës, ku u hap shkolla e parë” – tregon Ani dhe shton. Ai formohet nga rrugicë të vogla, si labirinte me shkallë shumëngjyrëshe, rrugë pa dalje, madje edhe në vende është e vështirë të depërtohet drita. “Pas mureve të mëdhenj fshihen kopshtet e mrekullueshme të brendshme të quajtura “Riad” në të cilat vëstrimet kurioze të të huajve është e vështirë për t’u depërtuar.

“Për mua Maroku është një botë mistike, një përrallë, me kontraste të gërshetuara, tradita, ekzotikë, talismanë, shkretëtirë dhe histori - thotë Ani Radeva. Kur jetonim në qytetin Timara kuptova se, aty janë vendosur për të jetuar dhe për të punuar bullgarë akoma gjatë vitit 1960. Këta janë njerëz, të cilët kanë punuar kryesisht në 4 firma shtetërore inxhiniere-teknike gjatë asaj kohe. Për nga profesioni janë gjeodezistë, inxhinierë hidraulikë, arkitektë ndërtimi, pedagogë. Kohët e fundit komuniteti bullgar është zvogëluar, dhe numëron rreth 300-350 veta. Më shumë bullgarë ka në qytetet Rabat dhe në Kazablanka, prandaj dhe aty zhvillohen mësimet e shkollës bullgare të ditës së diel. Sidoqoftë, numri i fëmijëve po zvogëlohet. Organizatat bullgare gjithashtu po zhduken. Në Marok kërkohen specialistë të huaj - arkitektë, inxhinierë ndërtimi, por duhet të ketë organizata të tilla në Bullgari, të cilat të kërkojnë dhe të dërgojnë kuadro. Specialistët bullgarë  janë të mirëpritur shumë mirë, janë të njohur dhe nëse përsëri rinovohet  ky bashkëpunim midis të dyja vendeve, kjo mund të jetë në dobi për të dyja shtetet. Tani, në shkollën bullgare dominojnë fëmijët të cilët janë nga martesa të përziera. Shumë rrallë janë fëmijë të bullgarëve, të cilët janë me marrëveshje të lidhura individuale për punë.”

Shkolla bullgare “Rodolubie”/atdhedashësi/ është e krijuar akoma gjatë vitit 1986, kurse që nga viti 2012 është e miratuar dhe ndihmohet nga ana financiare nga Ministria e Arsimit në Bullgari.

“Shkolla jonë është me 18 deri më 22 nxënës. Me të vërtetë është e vogël por është një faktor në Mbretërinë e Marokut. Njohja e traditave folklorike bullgare dhe ruajtja e gjuhës bullgare dhe të identitetit kulturor janë me një rëndësi të madhe. Për vet komunitetin është me një rëndësi të madhe që kjo shkollë të ekzistojë, sepse ajo bashkon të gjithë bullgarët gjatë shënimit të festave kombëtare bullgare, traditat, zakonet. Mësohet gjuha bullgare dhe historia, organizohen edhe atelie të ndryshme. Krahas procesit mësimor, një pjesë nga jeta jonë  janë dhe festat - për Krishtlindje, për Vitin e Ri, festimet e 3 marsit, 24 majit e kështu me radhë. Atëherë është i pranishëm i gjithë komuniteti bullgar, diplomatë të huaj dhe shumë miq marokenë,  të cilët kanë mbaruar arsimin e vet në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Darina Grigorova dhe arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Muzeu Historik Rajonal - Sofje prezanton video histori të ndërtesave ikonike në kryeqytet

Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..

botuar më 24-12-28 6.45.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Për të pestin vit radhazi nxënësit e Gorës dhe Gollobordës shënojnë “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare"

Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..

botuar më 24-12-27 11.06.PD

“Krishtlindjet bullgare” mblodhi 2.9 milionë leva (pothuajse 1.5 milionë euro) për fëmijët në nevojë për trajtim

Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..

botuar më 24-12-26 10.24.PD