Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të mbijetojnë degët që janë të detyruara të kufizojnë aktivitetet e tyre për shkak të Covid-krizës?

Foto: arkiv

Pandemia nga Codid-19 dhe masat e imponuara kundra epidemiologjike, të cilat tanimë një vit janë pjesë nga ditët tona të përditshme, ndikuan në mënyrë jashtëzakonisht negative mbi një sërë sektorësh. Ringjallja e disa prej sektorëve gjatë verës qe për një periudhë të shkurtër kohe dhe pothuajse nuk u ndie nga të zënët në sferën e dëfrimeve, si baret dhe klubet e natës, të cilët punuan vetëm 4 muaj. Një pjesë nga restorantet, mundën të riorientohen  krejtësisht drejt furnizimit të ushqimit për në shtëpi, por dhe për to humbjet janë të ndjeshme. Pavarësisht nga pakësimi i numrit të të sëmurëve, akoma nuk është e qartë se kur do të fillojnë të punojnë lokalet, pavarësisht dhe me një kapacitet të pakësuar. Kjo e detyroi Shoqatën  e Lokaleve në Bullgari të mbledhë një protestë kombëtare më 27 janar, me shpresën se kërkesat e tyre do të dëgjohen  nga drejtuesit.

Sipas fjalëve të kryetarit të Asociacionit të Kapitalit Industrial Vasil Velev:


“Shumë nga bizneset janë “përtej skajit” dhe mbështetja e vonuar ndihmon për këtë. Paratë, të cilat akoma nuk janë marrë janë të harxhuara paraprakisht - vuri në dukje ai në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. Pritja e fondeve nga kreditorët vetëm shtyn shpalljen e falimentimit, kështu që situata  fare nuk është bojë rozë. Mbase duhet të mendohet për një hapje të pjesshme, sepse mos punimi për një kohë të gjatë, madje dhe gjatë një kompensimi të drejtë, e dëmton ekonominë, biznesin dhe njerëzit.”

Cila është situata me kompensimet?

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe të Politikës Sociale, 40 000 veta në këtë moment janë në leje pa pagesë dhe kanë aplikuar për ndihmë prej 24 levave në ditë. Por, pagimi i këtyre parave po vonohet, për shkak të procedurave tepër të ngathëta burokratike. Sipas Vasil Velevit mbeten dhe shuma, të cilat  u detyrohen nga shteti tregtarëve, të prekur akoma gjatë valës së parë të bllokimit gjatë muajve mars dhe prill:

“Shtyrja e vazhdueshme e kompensimit të këtyre kompanive, në fund do të çojë deri në këtë se nuk do të ketë se kush të jetë i kompensuar. Këto fjalë se ruhen vendet e punës në bazë të masës 60/40 nuk është me ndonjë rëndësi të madhe, sepse ato do të zhduken me mbylljen e ndërmarrjeve.”.

Realisht rreziku nga një kërcim i papunësisë fare nuk është i vogël. Përpjesëtimet reale akoma janë në sferën e hamendjes.


“Viti nisi në mënyrë mjaft negative - vuri në dukje përpara Radios Kombëtare Bullgare Gjeorgji Përvanov, anëtar i Shoqatës Bullgare të Punësimit të Njerëzve. Gjatë javës së parë të muajit janar shtuam akoma 15 000 të papunë. Në përgjithësi humbjet e vendeve të punës që nga fillimi i pandemisë deri tani janë rreth 150 000. Sipas meje, realisht janë rreth 200 000, me qenë se ka shumë njerëz me leje pa pagim, të cilët nuk janë të regjistruar si të papunë - rreth 7%. Por, në qoftë se merret papunësia përpara pandemisë dhe ndaj saj shtohen këta 200 000 të rinj, numri bëhet mjaft më i madh. Shpresoj shumë që restorantet dhe qendrat tregtare të mund të hapin akoma gjatë muajit shkurt”.  

Pavarësisht nga kjo, sipas Përvanovit, do të kalojë kohë përpara se të mund të fillojnë njerëzit t’i vizitojnë përsëri qetësisht. Nga ana tjetër është me një rëndësi të madhe që shteti t’u kushtojë vëmendje dhe të rinjve. Mungesa e kontakteve reale sociale jashtë, si dhe pamundësia të merren me sport i bën gjithnjë e më të dëshpëruar. Niveli i papunësisë mes tyre po kështu është i konsiderueshëm, por ai nuk do të mbetet gjatë, meqenëse ata janë gati dhe tentojnë të rikualifikohen ose të kërkojnë mundësi të reja për zhvillim jashtështetit. Pikërisht ikja e këtij potenciali jashtë, duhet të evitohet, mendon Përvanov.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Dai Cinli

Shkëlqesia e Saj Daj Cinli: Bullgaria dhe Kina kanë bashkëpunim praktik të cilin shpresojmë ta thellojmë

Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..

botuar më 24-09-12 12.58.MD

Banka Kombëtare Bullgare shtrëngon kriteret për dhënien e kredive për banesa

Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..

botuar më 24-09-11 6.02.MD
Михаил Кръстев

Sipas ekonomistit Mihaill Krëstev me mbi 3 miliard leva deficit buxhetor gjendja keqësohet

Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..

botuar më 24-09-06 10.39.PD