Pandemia thelloi pabarazitë ekonomike midis Sofjes dhe rajoneve të vendit. Ajo gjithashtu ka çuar në një kolaps të punësimit gjatë vitit 2020.
Raporti vjetor për zhvillimin e regjioneve i Institutit të Ekonomisë së Tregut tregon, se 70 për qind nga investimet mbeten në qytetet e mëdha si Sofja, Plovdiv, Varna, Burgas. Në përmasë më të vogël ka investime edhe në rajonet e qyteteve Sofja, Gabrovo dhe Stara Zagora.
Proceset demografike mbeten faktori kryesor kufizues për rritjen. Popullsia po vazhdon të bjerë. Të rriturit mbi 65 vjeç janë tashmë mbi 1/3 prej popullsisë së aftë për punë. Përjashtimet janë vetëm rrethi i qyteteve Sofja dhe Karxhali. Ndërsa popullsia në rajonin e Karxhalit rritet në të gjitha komunat e rrethit.
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...
Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..
Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...