Pandemia shkaktoi një zbaticë dramatike të turistëve të huaj në Bullgari. Po, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për turizmin e brendshëm. Pavarësisht nga kufizimet rreth shpërndarjes të koronavirusit në vend, bullgarët nuk heqin dorë nga udhëtimet. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat e Sistemit të unifikuar të informacionit turistik /ESTI /pranë Ministrisë së Turizmit.
Në mes të sezonit të dimrit, qyteti Velingrad del se është vendi më i kërkuar për pushime dimërore tek ne. Gjatë muajit të fundit të vitit 2020, qyteti i vogël rodopës, i shpallur për një SPA-kryeqytet në Ballkan, ka pritur afro 12 mijë bashkatdhetarë. Në këtë mënyrë ai mundi të dalë përpara ski-qendrave të njohura si Pamporovo dhe Borovec. Njerëzit e preferojnë, për shkak të hoteleve-SPA të preferuara dhe mundësitë për shëtitje në ajër të pastër deri tek kureshtjet natyrore dhe qytezat e lashta të maleve Rodopi.
Aktualisht më të kërkuara janë vendpushimet SPA dhe hotelet e vogla familjare si dhe bujtinat për miq, të cilat garantojnë një pushim shëndetësor në një mjedis të sigurt. Mes destinacioneve tona të preferuara dimërore janë akoma burimet termale në Hisarja në Sredna Gora, të cilat gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 pritën 4400 turistë, si dhe fshati Banja në rrethin e qytetit Razllog, në Bullgarinë Jugperëndimore. Kohët e fundit fshati u imponua si një vend i njohur mes bullgarëve, në sajë të ujërave të veta shëruese, pishinave me ujë mineral dhe kuzhinës së shijshme shtëpiake. Në fund të vitit 2020 mbi 3400 bullgarë kanë zgjedhur të pushojnë në fshatin piktoresk, të vendosur në rrezet e malit Pirin.
Në të njëjtën kohë turistët bullgarë nuk mund të kompensojnë zbaticën serioze turistike në SPA destinacionet tona të njohura si Devin dhe Sandanski, të cilët përpara pandemisë, mbështeteshin më tepër tek miqtë e huaj, kryesisht nga Greqia fqinje.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, BGNESKultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..
Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..
Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..