Furnizimet e ardhshme të gazit nga Mesdheu Lindor do të kenë një kontribut të konsiderueshëm për diversifikimin dhe konkurrencën e çmimeve jo vetëm në Bullgari, por edhe për Evropën Juglindore. Këtë e tha Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova në një takim video kushtuar bashkëpunimit energjetik mbi gazsjellësin e ardhshëm East-Med.
Në takim morën pjesë ministrat e resorit të Bullgarisë, Qipros, Greqisë, Izraelit, Hungarisë, Rumanisë dhe Serbisë, transmetoi BTA.
Petkova vuri në dukje se Bullgaria do të sigurojë transportimin e gazit të Izraelit dhe Qipros nga Greqia në Bullgari, përmes inerkonektorit kryesor IGB në ndërtim dhe do ta transportojë atë përmes rrjetit të zhvilluar të transportimit të gazit bullgar në vendet e tjera në Evropë.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..