Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Universiteti i Ruses është gati të presë më shumë se 3000 studentë të rinj

Foto: dunavmost.bg

Gjatë vitit 2020 të kaluar Universiteti i Ruses “Angjell Kënçev” ka grumbulluar një përvojë serioze në mësimin elektronik. Kjo i jep bazë që për vitin e ardhshëm shkollor të pranojë më shumë se 3000 studentë  të mbështetur nga shteti për mësim të rregullt, me korrespondencë dhe në distancë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.

Studentët të cilët kanë dëshirë  mund të aplikojnë në 48 specialitete të 23 degëve profesionale në 7 fusha të arsimit të lartë. Përveç kësaj, këtë vit maturantët do të mund të aplikojnë për mësim në distancë dhe me pagesë në specialitetin “menaxhim digjital dhe inovacione”. Mes degëve të reja është dhe kjo e “Asistentit mjekësor”, në të cilën studentët e parë u regjistruan gjatë vitit të kaluar. Është hapur dhe specialiteti “Teknikë transporti dhe teknikë bujqësore” - për nevojat e komunitetit bullgar në Tarakli dhe Moldavi, që ku shkolla jonë e lartë tanimë po përgatit studentë.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti Zoologjik i Sofjes rihapet për Ditën e Fëmijëve

Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë. Tradita dikton që dita të jetë plot..

botuar më 25-06-01 8.00.PD

Qendra ekonomike e Bullgarisë Veriperëndimore - Vraca, feston

Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cilat mbulojnë vitin 2023, rajoni i Vracës renditet i treti në..

botuar më 25-06-01 6.50.PD

Karllovo mirëpret mijëra mysafirë për "Festën e Trëndafilit"

Sipas një tradite shumëvjeçare, të shtunën e fundit të majit, qyteti i Karllovos pret Festën e Trëndafilit, e dedikuar bukurisë dhe luleve, pranverës dhe aromës së trëndafilit të Karllovos. Zakoni i ka rrënjët në fillim të shekullit të..

botuar më 25-05-31 9.05.PD