Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Niset ekspedita e 29 bullgare për në Antarktidë

Baza "Shën Klementi i Ohrit" në ishullin "Livingston"
Foto: arkiv

Sot, më 30 janar, niset ekspedita e 29 bullgare për në Antarktidë. Për shkak të pandemisë përbërja e saj është e kufizuar deri më 6 veta të nevojshëm për mirëmbajtjen e bazës “Shën Klementi i Ohrit” në ishullin Livingston.

Pa banues atje baza nuk mund t’i rezistojë klimës arktike.

Ne ekspeditë marrin pjesë Jordan Todorov - komandant i bazës, dr. Atanas Pelltekov - mjek, Petër Sapunxhiev dhe Emill Ivanov - inxhinierë, Nikollaj Nikollov dhe Kamen Nedkov - logjistikë.

Në qytetin kilian të Punta Arenas, ata do të futen në karantinë për 14 ditë. Që pas kësaj do të nisen me anijen spanjolle Esperides.

Për herë të parë që prej 29 vjetësh, udhëheqësi i ekspeditave prof. Hristo Pimpirev nuk do të shkojë në Antarktidë, sepse para pak kohe ai ishte i sëmurë nga koronavirusi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD