Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtari Ivan Komita për romanin e tij të parë “Ushqyesi” dhe kurthi i përtacisë

Foto: Facebook/Ivan Komita

Emri i tij është Ivan Gjeorgjiev, por punon nën pseudonimin krijues Komita. Kjo nofkë interesante vjen nga gjyshi i tij - revolucionari Ivan Hasëmski-Komitata (1848-1926). “Ushqyesi” është romani i parë i autorit të ri dhe debutimi i tij në letërsinë serioze. “Ushqyesi” është pasqyrimi i edukatës së një pjese të madhe nga njerëzit e rinj në kohën e sotme, dhe kjo jo vetëm për familjet e pasura, por dhe për të gjithë të tjerët, thotë Ivan Komita përpara Radio Bullgarisë:

“Ushqyes - sepse një pjese të madhe të njerëzve të rinj u jepet çdo gjë gati, gjë e cila shkatërron psikikën e tyre dhe i privon nga mundësia të zhvillohen, të jenë kreativë dhe të kenë iniciativë. Romani pasqyron jetën e heroit kryesor, i cili është djalë milioner  dhe gjatë gjithë jetës, që nga lindja e tij, merr çdo gjë gati, pa bërë përpjekje. Ai është një pamje e vërtetë e botës së modës, e jetës së njerëzve të pasur, të njerëzve të njohur, të cilët shpesh bien në kurthin e botës kriminele”.

Vet Ivan Komita është marrë me modë, ai ka qenë manekin. Sipas fjalëve të tij, në Bullgari ka agjenci shumë të mira, të cilat dërgojnë modele kudo nëpër botë dhe ata lavdërojnë Bullgarinë. Por, aty ku ka bukuri, ku ka gra të bukura, aty gjen vend dhe interesi i njerëzve nga kontingjenti kriminel. Kjo pjesë nga jeta po kështu është e pasqyruar në romanin e shkrimtarit të ri. “Moda dhe kriminaliteti nuk janë të lidhur drejtpërsëdrejti në Bullgari, por problemet dhe qëndrimet e tyre janë të njëjta në të gjithë botën, komenton Komita. Ai pohon se ka pasur mundësi të zgjedhë një vend tjetër për atdhe të vet, por ka preferuar të mbetet në Bullgari. Dhe nuk i vjen keq. Pyetjes nëse botohet lehtësisht një romen tek ne, Ivani përgjigjet:

“Romani në Bullgari botohet kështu, si kudo nëpër botë - vështirë. Kërkohen përveç talentit dhe kontakte të përshtatshme, përgatitje dhe konsultime rreth temave, për të cilat shkruan. Në fakt, talenti është një pjesë shumë e vogël nga e gjithë kjo. Trajnimi i shkrimit krijues më ndihmoi shumë të shkruaj dhe të përfundoj romanin. Kurse në vend të parë është disiplina. Atë e kam përvetësuar nga sporti, të cilin e praktikoj prej viteve - karate shotokan. Kjo më ndihmoi të ndërtoj një regjim të tillë, me të cilin të mund të përfundoj me sukses librin”.

Ivan Komita është një talent i vërtetë, ai është nga ata zotë të fjalës, të cilët i kthejnë ato në neurone, kurse librat e veta në një fushë të gjerë për t’u menduar, tha Zdravka Evtimova përpara Radio Bullgarisë. Shkrimtarja e njohur bullgare dhe përkthyese është mes emrave, përmes akademisë të së cilës mbi shkrimin krijues ka kaluar Komita:

“Ai mundet në bazë të një mënyre të papritur të krijojë lidhje midis nocioneve, të cilat në pamje të parë nuk janë të lidhura.“Ushqyesi” meriton vëmendje dhe mund t’i tërheqë dhe t’i bëjë për vete lexuesit “që nga faqja e parë dhe t’i mbajë në një tension deri në fund”.

Ivan Komita është dhe iniciator i fushatës  “Është e modës që të lexohet”, në të cilën personalitete publike japin shembullin e vet personal.

“Kjo është një fushatë, e cila ka për qëllim të tërheqë njerëz të rinj drejt leximit. Prandaj vendosëm të lusim personalitete të njohura të tërheqin përmes shembullit të vet mundësisht sa më shumë të rinj nga Bullgaria. Mbi 30 yje bullgare na përkrahën duke u fotografuar me librat e tyre të dashur për të lexuar dhe drejtuan apel ndaj adhuruesve të vet që t’i ndjekin”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/Ivan Komita




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..

botuar më 25-01-22 7.30.PD

Programet e shkëmbimit të studentëve lidhin Universitetin е Veliko Tërnovos me shkollat e së dielës jashtë vendit

Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..

botuar më 25-01-20 7.25.PD

Një libër paraqet historinë e oborrit mbretëror bullgar

Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..

botuar më 25-01-17 6.51.MD