Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas hyrjes në NATO Shkupi harroi Marrëveshjen e Fqinjësisë

Krasimir Karakaçanov
Foto: BTA

Zëvendës Kryeministri dhe Ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov tha se pas pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, në praktikë, marrëveshja jonë e fqinjësisë vdiq. “Të gjitha kontaktet u ndalën në mënyrë të njëanshme nga ana e tyre. E them shumë herë - mos shpresoni se kur të ndryshojë situata politike në Bullgari, kushdo që do të vijë në pushtet do të “ulet”. Nuk ka kush të të dorëzohet. “Ndonjëherë ngatërrohem se kush është kandidati për hyrje në BE, sepse Shkupi i lejon vetes të mësojë Evropën”, theksoi Karakaçanov.

Ministri e bëri këtë deklaratë përpara bust-monumentit të Goce Dellçev në Kopshtin e Mbretit Boris në Sofje, ku u shënua 149 vjetori i lindjes së revolucionarit dhe luftëtar për bashkimin kombëtar, njoftoi BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD
Rumen Radev para hapjes së Konferencës së Sigurisë në Munih

Presidenti Rumen Radev: Realizmi po zëvendëson naivitetin në lidhje me situatën në Ukrainë

Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..

botuar më 25-02-14 5.36.MD