Turizmi është një nga sektorët, të prekur më rëndë nga pandemia, e cila e pushtoi Bullgarinë dhe botën gjatë vitit të kaluar. Masat kundra epidemiologjike dhe kufizimet e aplikuara në lidhje me këtë, çuan deri në një kolaps të paparë të rezervimeve për pushime. Ndalimi për organizimin e ekskursioneve në vend dhe jashtë shtetit pezullon punën e agjencive të operatorëve turistikë të paktën për akoma 3 muaj deri në fund të muajit prill, kurse mungesa e të ardhurave vështirëson kompensimin e klientëve, rezervimet e të cilëve janë anuluar.
“Ka disa premtime, dy programe, mbi të cilat presim të marrim ndonjë farë parash. Mjerisht procedurat janë jashtëzakonisht të ngathtë, kurse ndihma e vetme, e marrë realisht deri në këtë moment është 1% nga qarkullimi për vitin 2019 - sqaroi operatori turistik Emill Abazov dhe shtoi: Presim akoma 4% shpejt, por derisa di unë, pagimi mbi çdo një nga programet zgjatet me disa muaj. Në qoftë se pyesni që të gjithë kolegët, ata do t’u thonë se ne duam të punojmë. Mendojmë se, kjo është mënyra e vetme të mund të përballojmë këtë krizë”.
Një mundësi t’u paguajnë një pjese nga klientët e tyre, operatorët turistikë shikojnë në 4% të pritura nga xhirot e tyre për vitin 2019. Për një pjesë jo të vogël nga agjencitë, kjo përqindje nuk do të jetë e mjaftueshme, që të mund të kompensojë amullinë njëvjeçare në veprimtarinë e tyre.
“Por, problemi i madh të cilin e shikoj unë është se, ne duhet të presim që të marrim paratë dhe mezi pas kësaj kemi të drejtë të rivendosim shpenzimet e klientëve - vuri në dukje akoma Abazov. Kjo është jashtëzakonisht e çuditshme, sepse unë kam parasysh se sa para do të marr dhe do të doja të mos prisja që paratë të transferohen, por akoma tani të mund t’u paguaj të paktën klientëve të parë, të cilët po presin tanimë pothuajse 1 vit.“
Derisa ndalon puna për disa, ndalimi për organizimin e udhëtimeve turistike në vend dhe jashtë, të vendosur me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, duket se nuk vlen për kompani të tjera në industri. Të paktën kjo është përshtypja e parë të cilën e le kërkimi i ofertave për udhëtim në internet. Në një koment të bërë rreth temës, operatori turistik Nikollaj Danaillov theksoi se, këto oferta janë një shkelje e dukshme e ndalimit, sepse propozojnë një udhëtim turistik në grup.
“Për mirë apo për keq, si një përfaqësues i biznesit, unë qesh një pjesë nga ekipi i Ministrisë së Turizmit, i cili përpara dy vjetëve sinkronizoi ligjin e ri për sektorin me direktivën evropiane, që ka të bëjë me turizmin. Ajo është kategorike se, udhëtimi turistik është i tillë, i përgatitur mbi programin me minimum dy shërbime të përfshira dhe të kombinuara paraprakisht. Kryesoret prej tyre janë transport, akomodim dhe ushqim dhe shërbimet shtesë, mes të cilave atraksione të ndryshme e kështu me radhë. Kështu që këtu debat nuk ka, sepse keni dy shërbime - transport dhe akomodim.”
Çdo një operator turistik, i cili organizon fluturime të çartërit duhet të marrë pëlqimin e disa institucioneve.
“Keni të paktën 4 administrata përgjegjëse për kryerjen e një fluturimi të çartërit - thotë Danaillov. Më brutalja në këtë rast është se, që të gjitha këto udhëtime, bashkë me programin e ardhshëm për muajin shkurt, janë të reklamuar në masë nëpër mediat”.
Në fund të fundit, bëhet e qartë se ndalimi për organizimin e udhëtimeve turistike, nga një pengesë për një pjesë të madhe nga operatorët turistikë, kthehet në një mundësi për të tjerë.
Përpiloi: Joan Kolev /në bazë të intervistave të dhëna përpara RKB-programi “Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, arkiv
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..