Më shumë se 940 000 euro u mblodhën nga Nisma Bamirëse “Krishtlindjet Bullgare” te shkurti. Kjo u raportua në takimin midis Presidentit Rumen Radev dhe Këshillit të Ekspertëve të nismës së bamirësisë, e cila është nën patronazhin e kreut të shtetit, njoftoi BTA.
Në vitin 2020, “Krishtlindjet Bullgare” ndihmuan 500 fëmijë për trajtim dhe rehabilitim dhe siguruan 15 spitale me pajisje të teknologjisë së lartë.
Edicioni i tanishëm i “Krishtlindjeve Bullgare” u kushtohet fëmijëve me sëmundje kronike. Nuk ka asnjë ndryshim në rregullat për mbledhjen dhe shpërndarjen e fondeve. Aplikimet për mbështetjen e fëmijëve pranohen gjatë gjithë vitit. Deri në fund të shkurtit, institucionet mjekësore që kanë nevojë për pajisje mund të aplikojnë gjithashtu.
Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore për vitin 2024", një përmbledhje e treguesve demografikë, shëndetësorë, arsimorë dhe..
Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore për t'u bërë pjesë e projektit ambicioz LIFE "Kthimi i shqiponjave të zeza në Malin Rodopa" për të rivendosur këtë specie..
Bullgari tashmë disponon pasuri bruto prej mbi 1 trilion leva (500 miliard euro), tregon një studim i Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i publikuar së fundmi. Kjo është e barabartë me pothuajse pesë herë madhësinë e produktit të brendshëm..