Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Park natyror propozon itinerare për birësim

Foto: bulgariatravel.org

Shtigjet turistike në Pllajën e Shumenit po kërkojnë përkrahës. Iniciativa “Bëhu përkrahës” është në lidhje me ditëlindjen  e Parkut Natyror ”Pllaja e qytetit Shumen” - 5 shkurt 1980.

Në territorin e tij ka 7 itinerare kryesore për ecje, katër tematike, tre për çiklizëm dhe një trase  për ngjitje shkëmbore. Sipas fjalëve të drejtorit të parkut, inxhinieri Vasill Vasilev, nga partnerët e ardhshëm do të kërkohet bashkëpunim gjatë mirëmbajtjes së shtigjeve të shënuara.

“Përkrahësi” mirëmban, spastron dhe përdor objektin e zgjedhur me një punë vullnetare me ndihmën e Drejtorisë. Ka mundësi të vendoset dhe një tabelë informative, e cila tregon se kush kujdeset për vendin e caktuar”, saktëson drejtori i parkut natyror.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një koncert festiv hap sezonin turistik në Varna

Me një koncert-shfaqje të mbushur me muzikë dhe valle, kryeqyteti bregdetar i Bullgarisë - Varna, hap sezonin turistik veror 2025. Koncerti nën titullin "Varna - ku koha rrjedh ndryshe" do të mbahet në hyrje të Kopshtit të Detit duke filluar nga ora..

botuar më 25-05-16 7.55.PD

Shfaqje me delfinë është një nga atraksionet verore të Varnës

Delfinariumi në Varnë po mirëpret përsëri vizitorët - duke ofruar tre shfaqje në ditë gjatë gjithë sezonit të verës, njofton BGNES. Fëmijët do të përshëndeten nga Dolli, Joana, Bimbo, Kimbo dhe Flipër, të cilët do të performojnë kërcime së larti,..

botuar më 25-05-15 10.36.PD

Udhëtim në zemër të Rodopeve – komuna Ardino pasuron atraksionet e saj turistike

Bashkia rodopase Ardino shpalli se ka filluar përgatitjen e kandidaturës së saj për pjesëmarrje në edicionin e pestë të nismës së Organizatës Botërore të Turizmit pranë OKB-së “Fshatrat më të mirë turistike”. Ideja e programit ndërkombëtar nuk..

botuar më 25-05-15 7.00.PD