Më 14 shkurt bullgarët kremtojnë Ditën e Shën Trifon Zarezan ose Ditën e Vreshtarit - një festë tradicionale popullore për nder të Shën Trifonit, kushtuar punës dhe dashurisë ndaj hardhive, rrushit dhe verës. Sipas traditës, herët në mëngjes zonja e shtëpisë përgatit një bukë, një pulë të zier dhe verë, të cilat i vendos në një torbë të re. Me torbat e përgatitura burrat shkojnë në vreshta. Aty ata bëjnë kryq dhe nga tri anët e vreshtave presin nga 3 shkopinj. Pas kësaj përsëri bëjnë kryq dhe i vadisin me verën të cilën e kanë sjellë. Pas kësaj që të gjithë mblidhen dhe zgjedhin “mbretin e vreshtave” dhe fillon një qerasje e përbashkët.
Prej disa vitesh në Bullgari festohet edhe Dita e Shën Valentinit. Të dashuruarit shkëmbejnë kartolina dhe bonbone në formën e zemrës.
Familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë pasi më 15 prill të këtij viti u shembën shtëpitë e tyre të ndërtuara pa leje, po ndërmarrin një protestë pesëditore. Aksioni do të fillojë pasdite nga bulevardi..
Një përmbytje e dytë brenda dy javësh në Bullgarinë Veriperëndimore shkaktoi dëme në fshatrat Lehçevo dhe Kobiljak. Shiu, i shoqëruar me breshër të madh, arriti në 35 litra në dhjetë minuta, tha për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i bashkisë..
Të enjten në mëngjes, reshjet do të ndalen në të gjithë vendin. Temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13 gradë. Në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës para mesditës përsëri do të fillojë të bjerë shi. Në Bullgarinë Veriore do të ketë..
Punonjësit e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të zhvillojnë një miting..
Zyra e Prokurorit hapi një procedurë paraprake kundër anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore Seksionale dhe të Qarkut në Stara Zagora, Kërxhali,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri thirrje Kuvendit Popullore nëpërmjet mediave që të mos lejojë shqyrtimin e propozimit jokushtetues, sipas tij, për..