“Duke parë se në botë tashmë transmetohen programe me valë të shkurtra, një grup teknikësh të entuziazmuar bullgarë morën vendim për të krijuar një radio-transmetues për valë të shkurtra me qëllim eksperimental dhe të transmetojnë emision në gjuhën bullgare për jashtë shtetit. Fillimisht u ndëshkuan për këtë iniciativë të tyre, por më vonë u dekoruan për nismën e guximshme.” Kështu studiuesi i historisë së radios në Bullgari Prof. Veselin Dimitrov përshkruan fillimin e programeve për jashtë, të cilat radioja bullgare filloi të transmetojë në vitin e largët 1936. Për të gjithë 85 vitet e ekzistencës së vet Radio Bullgaria ka se çfarë të tregojë për vetveten, por edhe të nderojë një galaktikë të tërë personalitetesh të cilët punuan për të.
“Kjo radio dukej diçka mjaft e pabesueshme. Ajo lindi për të na bindur se është në kërthizën e hapësirës. Derisa bota ndahej në armiq, valët e radios i tejkalonin vijat e urrejtjes. Radioja na mësonte që të mos urrejmë”, tregon në kujtimet e tij figura legjendare në BBC Petar Uvaliev, i cili në gjysmën e dytë të viteve 30-të të shekullit të kaluar përgatiste programin në italisht të radios bullgare.
Më shumë personalitete emblematike në lidhje me historinë e programeve në gjuhë të huaja të Radios Kombëtare Bullgare mund të zbulohen në botimin “Radio Bullgaria - zëri i Bullgarisë në botë”.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Programin e përfundojmë me pjesën “Përtej perëndimit të diellit” të muzikantit Konstantin Cekov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:27- Lajme 09:57 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 17 mars 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Do ta mbyllim programin tonë me një kujtim muzikor për të qenë më të kujdesshëm për natyrën. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:14 - Lajme 11:52 -..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 14 mars 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas, do t’ju prezantojmë Cvetana Paskalevën – fytyrën më të njohur të Bullgarisë në Armeni. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën..
Të nderuar miq, në këtë program do t'ju njohim me një bullgar besarabian nga Moldavia, Ivan Stojanov. Më pas do mund të dëgjoni më shumë për Peshkopin..
Bullgaria, e largët si mirazh, del e dashur për një person që nuk ka shkelur kurrë në vendin tonë. Për afro 50 vjet, z. Jayanta Chakrabarty ka ndjekur..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Më 22 prill mbushen 105-vjet nga lindja e mjeshtrit të fjalës bullgare – Valeri Petrov. Lidhur..