Projektet “Medeja” dhe “Shikoj përmes muzikës” janë mes mbajtësve të Çmimit për qytetar evropian për vitin 2020. Çmimi ka një shprehi simbolike dhe u jepet nga Parlamenti Evropian personaliteteve ose organizatave për projekte të realizuara prej tyre për inkurajimin e një mirëkuptimi më të mirë të përbashkët dhe integrimit midis qytetarëve të shteteve-anëtare ose për të ndihmuar bashkëpunimin në fushën e kulturës, njoftuan nga zyra e shtypit e Parlamentit Evropian.
Projekti “Medeja”, i cili është sipas idesë së artistes Snezhina Petrova, përfshin punë me fëmijët nga grupet e ndryshme etnike dhe shqyrton temën për tolerancën dhe vlerat evropiane. Pika kulmore e projektit është spektakli teatral me të njëjtin titull me regjisore Desisllava Shpatova.
I dekoruari tjetër nga Bullgaria - projekti “Shikoj përmes muzikës” i fondacionit “Muzikë për Bullgarinë”, ka misionin të zhvillojë arsimin muzikor dhe kulturën dhe të ofrojë mundësi inovative për njerëz në një gjendje të pabarabartë, të cilët duan të merren me këtë art.
Që të gjithë 30 laureatët evropianë prej 25 shteteve do të ftohen në ceremoninë mbi dekorimin në Bruksel ose Strasburg, të caktuar për nëntorin e vitit 2021.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: europarl.europa.eu, capital.bg dhe musicforbulgaria.com
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..