Në mes të pandemisë, bullgarët po zgjedhin pushimin e shëndetshëm. Dhe çfarë mund të jetë më e mirë sesa të shkosh në banjat minerale dhe ajrin e pastër në malin Sredna Gora! Hisarja pret miqtë e saj të dimrit me hotele dhe llixha të mrekullueshme, ku mund të kombinohen pushimet me një sërë procedurash shërimi dhe tonike. Aktualisht, megjithë kufizimet për shkak të koronavirusit, qyteti turistik mirëpret mysafirë nga i gjithë vendi.
Në qytet dhe përreth ka 22 burime minerale. Ujërat e tyre shërues ishin të njohur për romakët e lashtë. Qyteti u themelua nga perandori romak Dioklecian, kështu që u emërua pas tij. Në qendër ngriheshin banjat e mrekullueshme prej mermeri. Në ditët e sotme, këto janë një nga banjat e pakta romake në Gadishullin Ballkanik, të ruajtura pothuajse në çati.
Më shumë për qytetin Hisarja, për atraksionet dhe mundësitë për pushim spa mund të lexoni në materialin “Hisarja – uji që shëron dhe rinon” nga koleksioni i Radio Bullgarisë
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në ditën e tetë pas Pashkëve, në fund të Javës së Ndritshme , pason një festë e veçantë e quajtur Antipashka , që do të thotë "në vend të Pashkëve" ose "e kundërta e Pashkëve". Megjithatë, ky nuk është një kontrast, por një thirrje për një..
Mbushen 105 vjet nga lindja e Akad. Valeri Petrov – poet, shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe përkthyes. I lindur më 22 prill 1920 në Sofje me emrin Valeri Nisim Mevorah, ai u diplomua në mjekësi në Universitetin e Sofjes. Për një farë kohe ai..
Shërbesat e së Shtunës së Madhe fillojnë të premten në mbrëmje me Oden për Krishtin. Kisha përkujton varrimin e Krishtit Shpëtimtar dhe zbritjen e Tij në ferr për të shpëtuar të drejtët e kyçur atje që vdiqën para veprës së Tij shëlbuese...