Komisioni i Antikorrupsionit kërkoi konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme me vlerë më shumë se 207 000 euro. Paditë përfshijnë 36 prona të patundshme dhe 7 automjete, njoftoi BTA.
Mbi 142 000 euro kërkohen nga Vasill Bozhkov. Procedimet ndaj tij filluan pasi prokuroria ngriti akuza se në periudhën 2014-2020 ai drejtoi një grup të organizuar kriminal. Kërkohet sekuestrimi i një jaht motorik, anije motorike dhe aeroplani “Bombardier”.
Nga Bozhkovi, i cili po fshihet në Dubai dhe nga persona të lidhur me të, po kërkohen gjithashtu 31 prona të paluajtshme në Sofje, në qytetin Ballçik, prona toke dhe një shtëpi dy katëshe në Greqi dhe pasuri të paluajtshme në Paris, Francë.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..