Një qytet i vogël i bukur, i qetë në malin Sredna Gora, Koprivshtica mirëpret turistët me rrugicat e saj prej kalldrëmi dhe shtëpitë e Rilindjes, “të pikturuara” me ngjyra të ndezura, që “vështrojnë” pas mureve të larta prej guri dhe “pëshpëritin” historitë e ish-pronarëve të tyre. Ky është një nga të paktat qytete bullgare të ruajtura në pamjen e tyre autentike para Çlirimit /1878/. Arsyeja është se, ndryshe nga shumica e vendbanimeve në vendin tonë, Koprivshtica, qyteti i rebelëve bullgarë, nuk u dogj gjatë Kryengritjes së Prillit /1876/. Kur turqit sulmuan qytetin dhe kërcënuan se do ta djegin fisnikët e Koprivshticës mblodhën para dhe blenë jetën e banorëve.
Sot ne jemi krenarë për këtë xhevahir arkitekturor bullgar, të mbarsur me histori dhe legjenda. Koprivshtica i kthen bashkëkohësit tanë në epokën e lavdishme të luftërave nacional-revolucionare për Çlirimin nga zgjedha osmane. Qyteti është vendlindja e një galaktike të tërë prej revolucionarësh, figurash publike dhe intelektualësh bullgarë, ndërsa shtëpitë e tyre janë restauruar dhe kthyer në muze, të cilët çdo vit mirëpresin dhjetëra mijëra bullgarë që vijnë për të nderuar veprën e tyre.
Ndalesa e parë e çdo turisti kureshtar është tek Qendra e Informacionit Turistik dhe e ashtuquajtura “Kupçijnica”, që ndodhet afër saj. Këtu mund të blini një biletë për muzetë kryesorë në qytet dhe të zhyteni në të kaluarën.
Më shumë hollësi për historinë e Koprivshticës mund të lexoni në artikullin tonë “Koprivshtica – qyteti-muze, në të cilin historia dhe heronjtë e saj ende janë të gjallë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Edicioni i 18-të i Festivalit të Trashëgimisë së Lashtë "Shqiponja e Danubit" do të mbahet nga 14 deri më 16 qershor në dy vende në rajonin e qytetit Pleven - në koloninë Ulpia Escus afër fshatit Gigen dhe në kalanë romake "Ad Putea" afër fshatit..
Festivali Ndërkombëtar "Plovdiv - i lashtë dhe i përjetshëm: histori, etnologji, kulturë dhe art" hapet më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 16 qershor. Në veprimtarinë e organizuar nga Shoqata për Rikrijimin Historik “Filipopoll” priten..
A e dini se në kryeqytetin moldavian Kishinau ka një rrugë me emrin Hristo Botev? Pikërisht aty, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit, qëndron një monument mbresëlënës i poetit, revolucionarit dhe figurës publike bullgare, i cili vdiq..