Akademia Mjekësore Ushtarake në Sofje njoftoi se imunizimi kundër Covid-19 në kuadrin e të ashtuquajturave "Korridore të Gjelbra" në institucionin mjekësor është pezulluar përkohësisht për shkak të shterimit të sasive në dispozicion të vaksinave. Sidoqoftë, në institucionin shëndetësor imunizimi po vazhdon në kuadrin e fazave të veçanta, sipas Planit Kombëtar të Vaksinimit të vendit, po vazhdon dhe vendosja e dozës së dytë të vaksinës atyre që tashmë janë imunizuar një herë.
I njëjti problem u raportua nga pika e vaksinimit e një spitali tjetër të Sofjes - "Shën Anna". Pikat do të rifillojnë punën kur atyre u shpërndahen sasi të reja vaksinash.
Komisioni Ligjor në Parlament e ka obliguar unanimisht Këshillin e Lartë Gjyqësor që të ndërpresë zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të planifikuar për datën 16 janar me një kandidat të vetëm - ushtruesin e detyrës së prokurorit aktual, Borisllav..
Nxënësja bullgare e klasës së dymbëdhjetë, Aleksandra Petkova ishte në mesin e 20 të rinjve të përzgjedhur nga e gjithë bota me arritje të njohura shkencore, të cilët prezantuan punën e tyre në Çmimet Nobel në Stokholm, njoftoi Ministria e Arsimit dhe..
Para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos deklaroi se pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të ndryshojë Kushtetutën. Kos dha shembullin e Serbisë, me të cilën nuk u hap klasteri..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..
Nuk do të ketë përfaqësues të institucionit presidencial bullgar, por bisedimet në nivelin më të lartë politik do të vazhdojnë. Kështu u ka shpjeguar..