Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gëzuar Gjyshe Martën! Gëzuar fillimin e ri!

Të qëndisësh verore me qëndisje popullore nga veshjet popullore

4
Foto: arkiv personal

Sot në Bullgari dëbojmë dimrin dhe i hapim rrugë pranverës, duke varur një verore në jakën e xhaketës. Rrënjët e nuskave të kuqe me të bardhë për shëndet janë në të kaluarën e largët të popullit tonë. Kurse përfytyrimi për veroren është i lidhur ngushtë me imazhin për Gjyshe Martën - gruaja e moshuar, e cila vjen në ditën e parë të muajit mars dhe u vendos dhe u lidh verore njerëzve dhe kafshëve të shtëpisë. Dhe sot e kësaj dite kjo traditë e lashtë popullore është e gjallë, ajo krijon gëzim dhe gjendje të mirë shpirtërore. Që në mëngjes herët, më 1 mars ne i themi njëri tjetrit “Gëzuar Gjyshe Martën!” që do të thotë  “Gëzuar pranverën, gëzuar fillimin e ri me shpresë të re!”

Fija modeste e penjve të përdredhur prej kohe ka interpretime të ndryshme krijuese, por gjithmonë duke ruajtur simbolikën.

Idenë e saj të shtojë akoma bukuri dhe autorësi ndaj verores tradicionale tregon Genoveva Kallushkova nga Sofja, e cila është dhe mjeshtre e punimit të goblenëve. Me një durim të njëjtë dhe dashuri  ajo punon dhe verore dhe qëndis, qëndisje tradicionale bullgare, kurse kur gërsheton të dyja gjërat formohen bizhuteri të vogla, të kërkuara nga vlerësuesit.  

“Njerëzit mbeten tepër të kënaqur kur i shikojnë këto verore. I pëlqejnë shumë, sepse jemi bullgarë dhe i ruajmë traditat. Simbolet mbi qëndisjet për veroret e mia janë të ndryshme, më shpesh është elbetica. Ajo bashkon fillimin e gruas dhe të burrit - simbole të tilla po kështu janë ngjyra e kuqe dhe e bardhë. Është menduar se ngjyra e kuqe mbron nga magjitë. Në qëndisje shtohet dhe ngjyra jeshile - simbol i jetës së përjetshme, i natyrës, kurse ngjyra e verdhë është dielli, zjarri dhe drita pa të cilët ne nuk mundim. Këto janë ngjyrat kryesore në qëndisje. Materialet janë prej penjve dhe fijeve prej pambuku, të tilla me të cilat punohen veshjet tradicionale bullgare.”

Veroret e Genovevës janë të caktuara kryesisht për miq, të njohur dhe vlerësues, sepse ajo i qëndis motivet në kohën e saj të lirë.

“Në çdo një gjë unë fus dhe ndjenjë nga vetja ime, kurse kjo ka një rëndësi të madhe për njerëzit, deri tek të cilët arrijnë këto qëndisje. Gjëja e parë më 1 Mars është t'u var verore burrit dhe djalit tim, kurse pas kësaj do të dhuroj verore në punë dhe kolegëve të mi. Kështu dita kthehet në një festë të vërtetë për ne, bullgarët. Gëzimi vjen dhe nga fakti se njerëzit janë të zbukuruar me fije të kuqe dhe të bardhë, është një bukuri e madhe. Nga veroret e mia kam dërguar në Francë, në Gjermani, Letoni, në shumë vende ku ka bullgarë. Kudo këto verore i gëzojnë njerëzit dhe për një kohë të gjatë mbeten si një suvenir me një mesazh personal dhe kujtim për Bullgarinë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bashkia e kryeqytetit rinovoi një nënkalim me riprodhime dhe mesazhe për kauza sociale

Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë ​​moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..

botuar më 24-12-29 7.45.PD

E majta europiane dëshiron të jetë sërish ndër më të fortët e ditës

Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...

botuar më 24-12-28 5.05.MD

Muzeu Historik Rajonal - Sofje prezanton video histori të ndërtesave ikonike në kryeqytet

Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..

botuar më 24-12-28 6.45.PD