Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ujëvara Niagara dhe Ura e Mijëvjeçarit në Podgoricë ndriçuan në ngjyrat e flamurit bullgar

Foto: Facebook/MPJ

Një nga monumentet më të bukura natyrore në botë - Ujëvara Niagara, u ndriçua në ngjyrat e trengjyrëshit Bullgar me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Marsit. Organizatori është Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Toronto dhe Ambasada Bullgare në Kanada. Shfaqja e dritës u transmetua drejtpërdrejt në Facebook. Nisma shënoi 55 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Kanadasë dhe mund të shihet në

https://www.facebook.com/MFABulgaria

Me rastin e Festës Kombëtare Bullgare, një vend emblematik në Podgoricë, kryeqyteti i Malit të Zi, Ura e Mijëvjeçarit, gjithashtu shkëlqeu me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar, njoftoi Ministria e Jashtme.

Videoja është në dispozicion në

https://www.facebook.com/MFABulgaria/videos/885774338852341/



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov: Qytetarët bullgarë dhe të huaj u evakuuan nga Izraeli pas veprimeve të planifikuara me kujdes

Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova...

botuar më 25-06-18 2.22.MD
Rumen Radev

Presidenti bëri thirrje në forumin “Green Transition” për përcaktimin e burimeve të reja të rritjes

Në një rend botëror dinamik, plot rreziqe dhe konflikte, është gjithnjë e më e vështirë të përfytyrohet e ardhmja. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë forumit “Green Transition”, i cili zhvillohet për të pestën herë në Sofje, njoftoi shërbimi..

botuar më 25-06-18 11.52.PD

Ministria e Jashtme Bullgare arriti të evakuojë 148 persona nga Izraeli

Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën..

botuar më 25-06-18 9.26.PD