Pas ngjitjeve të shumta në malet më të larta në Tokë dhe arritjes deri tek disa nga majat e pa pushtuara deri në këtë moment në Karakorum dhe Antarktidë, alpinisti bullgar Dojçin Bojanov ia përkushtoi kohën e tij një mali më të afërt dhe të njohur - të vendosur në një afërsi fare të afërt me kryeqytetin tonë Vitosha. Vetëm përpara disa ditëve ai prezantoi librin “Vitosha - udhëzues për sport dhe turizëm”, i cili është realizuar me ndihmën e iniciativës “Sofja - kryeqytet evropian i sportit”. Libri ofron një informacion bazë për mundësitë për sport dhe turizëm me malin Vitosha, llojet e itinerareve, teknikat, algoritmet, shtigjet. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar ruajtjes së mjedisit rrethues, pranimit deri tek objektet dhe sigurisë së atyre të cilët e praktikojnë alpinizmin. “Ky nuk është libër për lexim , por për përjetim”, deklaroi gjatë prezantimit të botimit Dojçin Bojanov dhe e krahasoi librin me arritjet e tij më të mëdha deri tani.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Angell Rusev fitoi në mënyrë të jashtëzakonshme titullin e tij të pestë radhazi evropian në Kampionatin Evropian në Moldavi, pas një zhvillimi jashtëzakonisht dramatik të garës te peshëngritësit 55 kilogramë. Bullgari 23-vjeçar bëri vetëm një..
Bullgari Karlos Nasar është shpallur “Peshëngritësi më i mirë në Evropë” për vitin 2024 në klasifikimin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes dhe degës evropiane të Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë. Viti i kaluar ishte më i..
Kirill Millov fitoi medaljen e dytë të artë për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Mundjes në Bratislavë të Sllovakisë. Në ndeshjen vendimtare në kategorinë 97 kg të stilit klasik, ai mposhti me rezultat 7:1 Lucas Lazoganis nga Gjermania...