Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një nxënës nga Sofja u dallua nga Komisioni Evropian për përkthyes të ri

Foto: arkiv

Lëçezar Popov është fituesi bullgar në edicionin e 14-të të Konkursit të Përkthimit Juvenes Translatores të Komisionit Evropian. Ai është nxënës në një shkollë të mesme me mësimdhënie të gjuhëve të huaja në Sofje. Me përkthimin e tij nga anglishtja në bullgarisht, Lëçezar kaloi 72 konkurrentë nga 17 shkolla të mesme në Bullgari dhe është një nga 27 fituesit - një nga secili vend i BE.

Përkthyesit e Komisionit Evropian përzgjodhën fituesit nga 2797 pjesëmarrës nga Evropa. Ata kishin zgjedhjen për të përkthyer midis çdo kombinimi të dy prej gjuhëve zyrtare të BE-së. Përkthyesit e dalluar nga BE do të shpërblehen në një ceremoni online më 2 korrik 2021, njoftoi BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Norma bazë e interesit e Bankës Kombëtare Bullgare tani është nën 2%

Norma bazë e interesit në Bullgari po ulet në 1.91 për qind, duke filluar nga 1 korriku 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Ajo po ulet me 0.16% krahasuar me muajin e kaluar, kur ishte në një nivel prej 2.07 për qind. Kështu, norma e..

botuar më 25-07-01 9.02.PD

Parashikimi i motit për 1 korrikun

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 22°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës, vranësirat nga verilindja do të ulen, por mbi Bullgarinë Juglindore para mesditës dhe pas mesditës mbi shumë rajone të Bullgarisë Jugore do të ketë..

botuar më 25-06-30 7.40.MD

Kontrollet kufitare në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë pezullohen në mesnatë

Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe zëvendësministren greke për migracionin dhe çështjet e azilit, Sevi Voludaki, vizituan pikën kufitare..

botuar më 25-06-30 7.01.MD