“Bullgaria dhe Spanja, fqinjë dhe miq në Antarktidë” është titulli i fotoekspozitës, të cilën e hapi Qendra për Studimet Polare dhe Instituti Antarktik Bullgar në Hyrjen Qendrore të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Ekspozita përfshin fotografi emocionuese, në të cilat është dokumentuar miqësia midis antarktikëve bullgarë dhe spanjollë, të cilët kanë marrë pjesë në ekspedita gjatë viteve. Shkaku për ekspozitën është 110 vjetori nga vendosja e lidhjeve diplomatike midis Republikës së Bullgarisë dhe Mbretërisë së Spanjës dhe 30 vjet një fqinjësi e mirë në Polin e Jugut.
“Nuk ka gabim - Spanja është fqinja jonë, por në Antarktidë. Dhe është një nga fqinjët më të shkëlqyer, të cilët ndokush mund t’i urojë vetes”- ripohuan studiuesit tanë në Antarktidë, gjatë hapjes së ekspozitës. Ambasadori i Spanjës në Bullgari Shkëlqesia e tij Alejandro Polanco dalloi faktin se, vjet, pasi është zbuluar një ishull i ri në Kontinentin e Akullt, bullgarët kanë propozuar që ai të emërtohet me emrin Javier Hacho, një eksplorues i njohur polar spanjoll dhe mik i udhëheqësit të ekspeditave bullgare, profesor Hristo Pimpirev. Ekspozita mund të shikohet deri më 18 mars në Sofje.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..