Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një britanik i pasionuar pas malit Rodopa tregon

Mijëra qytetarë britanikë kanë zgjedhur Bullgarinë për atdhe të tyre të dytë. Ata vijnë këtu për shkak të klimës së mirë, çmimeve të ulëta dhe jo në vend të fundit - për shkak të natyrës. Dhe as pandemia, as Brexiti janë në gjendje t’i privojnë nga jeta e tyre e re në Lindje. Keith Halstead nuk bën përjashtim.

Tanimë për vit të 9 të radhës një oficer në pension nga Ushtria Britanike gëzon një pleqëri të mbarë në vendin tonë. Fillimisht ai vendoset në qytetin Plovdiv, ku punon disa vjet si mësues në gjuhën angleze, por pas kësaj transferohet në Rodopet.

“Pensionin e kam të vogël, por në Bullgari ai më arrin. Këtu mund të jetoj qetë me të pa e privuar veten prej asgjëje”- thotë për Radio Bullgarinë Keith. Një ditë, derisa ç’ fleton nëpër faqet e internetit ai has një fotografi, e cila ndryshon të gjithë jetën e tij. Bëhet fjalë për një shtëpi të vjetër prej guri në fshatin Smiljan në malin Rodopa, e cila është shpallur për shitje.

“Vendosa të vij në vend për ta parë dhe u dashurova pas saj. U ktheva përsëri në fshat dhe u vendosa në hotel, që të mund të njihem me rajonin, të shikoj nëse do të më përshtatet dhe ai me të vërtetë më pëlqeu shumë. Qe muaji qershor, koha qe e shkëlqyer, kurse mali - tepër piktoresk. Dhe kështu, vendosa që ta blej shtëpinë. Që nga viti 2016 unë jetoj këtu dhe asnjëherë nuk kam qenë më i lumtur se tani” - thotë britaniku.

Keith menjëherë është i pranuar me shumë përzemërsi nga njerëzit vendas, të cilët madje e ndihmojnë të rregullojë shtëpinë e tij të vjetër. Por, me çfarë mundet të merret një pensionist britanik në Rodopet, i cili e pëlqen shumë natyrën dhe ka dëshirë që të ndajë gëzimin e tij nga jeta me të tjerët? Në mënyrë tepër të logjikshme - me turizëm:

“Shtëpia ime është mjaft e madhe dhe unë jap dhomë me qira. Gjatë verës pres miq dhe i zbavit. Vjet, për shkak të pandemisë, erdhën shumë pak njerëz, por përpara kësaj kam pritur  përfaqësues të rreth 15 kombësive të ndryshme. Dhe t’u them të drejtën, unë nuk merrem me këtë veprimtari për shkak të të ardhurave, por më tepër sepse më vjen mirë të komunikoj me njerëz nga e gjithë bota. Ata vijnë këtu për shkak të natyrës.”

Te Keith vijnë kryesisht të huaj, të cilët jetojnë përherë në Bullgari, njerëz si ai, të cilët i pëlqejnë malin Rodopa dhe duan që të njohin bukuritë e tij. Për stinën e re Keith u ka përgatitur atraksione të ndryshme, si për shembull itinerare botanike në mal.

Del se jeta në fshatin e vogël vlon. Një sipërmarrës vendas ka blerë një impianti i braktisur i trajtimit dhe në këtë moment po e rikonstrukton, që ta kthejë në një qendër artistike. Në nismë marrin pjesë një grup entuziastësh, përfshi dhe të huaj të ardhur në rajon. Keith si vullnetari, e përkrah iniciativën  duke formuar një faqe në Facebook dhe e fotografon projektin. Ai do që të popullarizojë fshatin Smiljan si një vend për pushim dhe kulturë.

Por, jo çdo gjë tek ne është bojë rozë, tregon britaniku. Në ngjashmëri të bashkatdhetarëve të tij të tjerë, dhe ai ankohet shumë nga burokracia. Sfera e shërbimeve po kështu nuk është në nivelin e duhur, sipas fjalëve të tij. Shumë shpesh të detyrojnë të mbash radhë, kurse personeli i shërbimit është i mërzitur. Por, në provincë njerëzit janë më miqësorë. “Pikërisht prandaj më pëlqen këtu, në Smiljan, ku unë ndihem si një pjesë nga bashkësia”- thotë si përfundim  Keith Halstead.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Keith Halstead


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD