Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

92 vjet speleologjia e organizuar në Bullgari

Foto: Federata Bullgare e Speleologjisë

Më 18 mars të vitit 1929 u vu fillimi i speleologjisë në Bullgari. Që nga viti 1975 e deri më sot speleologët bullgarë plotësojnë Kartotekën e Shpellave Bullgare, ku janë të mbledhur të dhëna dhe harta të më se 6000 shpella të studiuara.

“Në kushtet e pandemisë së koronavirusit, është sikur të kemi harruar datën e themelimit të lëvizjes së organizuar të shpeleologëve në vend, por le të kthehemi në histori, sepse ajo nuk fillon me ne!” - shkruan speleologët nga Shoqata Bullgare të Shpeleologëve në faqen e tyre në internet. Aty ata përshkruajnë gjithashtu “kënaqësinë që përjeton dikush në soditjen e bukurive nëntokësore të shpellave”, por shtojnë se kjo nuk është forca e vetme tërheqëse që të bëhet njeriu speleolog.

Shpellat ende fshehin “njolla të bardha në planet”, ku askush nuk ka shkelur ende. Ata janë gjithashtu streha e fundit për romantikët që kërkojnë vende të paprekura, të pastra dhe të qeta në natyrë. Për njerëzit me frymë hulumtimi, speleologjia është një aktivitet ku zbulimet janë akoma të mundshme. Ja se si në vitin 1937 Dimitër Tishin - një nga guxuesit e parë që depërtoi në shpellat në vendin tonë, përshkruan hyrjen e tij në "Su battë" - një shpellë me thellësi prej 58 metra afërqytetit Kotell, ku toka fsheh ujërat e pastra të një rrjedhe mali:

“Uji më vërshoi. Vetëm koka ime mbeti mbi ujë. Po merrja frymë vështirë. Unë shkova përpara me kujdes. Hyra në një sallë të madhe të errët dhe, o mrekulli! Tavani dhe muret ishin të zbukuruar me stalaktite dhe stalagmite të paprekura. Dukej se sikur dhjetëra skulptorë më të aftë të punonin këtu .... ”

Sot speleologjia në Bullgari zhvillohet me ritme më të shpejta sesa në gjithë Gadishullin Ballkanik. Vendi ynë ka një rol të rëndësishëm në fushën e shpëtimit të shpellave. “Në disa zona, speleologjia bullgare po udhëheq jo vetëm në nivel rajonal por edhe në të botëror”, mendon Doc. Javor Shopov, President i Federatës Bullgare të Speleologjisë.

Speleologët e konsiderojnë veten njerëz të një lloji të veçantë, dashuria e tyre për bukurinë e shpellave të paarritshme nuk njeh kufij. Dimitër Paunov është një adhurues i shpellave me përvojë shumëvjeçare. Ai është ish anëtar i Klubit të Speleologjisë “Aleko Konstantinov” në Sofje. Ai tregon për punën e vështirë, por magjepsëse të speleologëve. Intervistën me të mund të lexoni KËTU

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nderojmë Shën Patriarkun Evtimij si mbrojtës të mbarë popullit bullgar

Pikërisht një vit më parë, Kisha Ortodokse Bullgare vendosi një festë të re në kalendarin tonë kishtar - kremtimin e lipsaneve të shenjta të Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski . Sipas burimeve kishtare, patriku i fundit bullgar para rënies së..

botuar më 24-10-22 11.36.PD

Shënojmë 55 vjet të kërkimeve bullgare të hapësirës dhe 45 vjet të fluturimit të një kozmonauti bullgar

Instituti për Kërkime dhe Teknologji Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 55 vjetorin e themelimit së bashku me 45 vjetorin e fluturimit të kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Në veprimtarinë, e cila është nën..

botuar më 24-10-22 6.15.PD

Ivan Rillski është një nga shenjtorët më të dashur dhe më të nderuar bullgarë

Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i..

botuar më 24-10-19 6.10.PD