Me urdhër të Zëvendës Kryeministres dhe Ministre të Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, i ngarkuari me postin ambasador i Maqedonisë së Veriut në Sofje, Vlladimir Krëstevski, u thirr për një bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, njoftoi qendra e shtypit pranë ministrisë. Arsyeja për këtë u bë shfaqja e shpeshtë e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në Maqedoninë e Veriut nga zyrtarët kundër qytetarëve të vendit, që deklarojnë identitetin bullgar.
Pala bullgare gjithashtu shprehu hutim dhe zhgënjim për fushatën negative në shkallë të gjerë në Maqedoninë e Veriut kundër përfaqësuesit të Shkupit në Konkursin Muzikor “Eurovision 2021” Vasill Garvanliev, i cili tha në një intervistë se ai gjithashtu ndihet bullgar, dhe në videon e tij për “Eurovision” shihet trengjyrëshin bullgar.
Bullgaria do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve bullgarë dhe shtetasve me identitet bullgar, kudo në botë, theksojnë nga ministria.
Ministri i Energjisë Zheço Stankov mori pjesë në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. "Bullgaria është një partner i besueshëm në transformimin e energjisë dhe sigurinë në rajon," tha ai në fjalimin e tij në një panel..
Më 9 dhe 10 prill, Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi. Aktiviteti mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të rretheve akademike, biznesit dhe sektorit joqeveritar, të cilët diskutojnë..
Studentët serbë protestues do të përshkojnë me biçikletë 1300 km deri në Strasburg Një grup prej 80 studentësh dhe persona të tjerë nga katër universitetet në Serbi - në Novi Sad, Beograd, Nish dhe Kragujevac, duke marrë pjesë në protestat e..