Shumë bullgarë u kthyen në atdhe me fëmijët e tyre për shkak të epidemisë së koronavirusit dhe me këtë lidhet misioni i ri i Shkollave të së Dielës jashtë vendit, thanë për BNR Snezhina Meçeva dhe Bojanka Ivanova, drejtore shumëvjeçare të Shkollave Bullgare në Londër dhe Çikago. Disa nga fëmijët kanë lindur jashtë vendit dhe regjistrimi i tyre në sistemin arsimor do të jetë i suksesshëm vetëm nëse ata flasin bullgarishten dhe njohin kulturën bullgare, theksojnë ato. Aktualisht ka 400 shkolla jashtë vendit për fëmijë bullgarë në 40 vende në 6 kontinente. Pavarësisht nga bashkëfinancimi dhe mbështetja metodologjike nga shteti bullgar, ato ekzistojnë kryesisht për shkak të punës, burimeve dhe entuziazmit të bashkatdhetarëve tanë.
Ngjarje të ndryshme në të gjithë vendin zhvillohen orë para se të mirëpresim Ngjalljen e Krishtit . Në Sofje, Fondacioni "Varet nga Ne" i fton fëmijët në një "Pikturim të Madh të Vezëve të Pashkëve" në Canjon Park në lagjen “Mlladost..
Të Shtunën e Madhe është dita e fundit e Javës së Madhe që i paraprin Pashkëve. Në këtë ditë të krishterët përkujtojnë varrimin e Jezu Krishtit dhe zbritjen e tij në ferr për të thyer zinxhirët e tij dhe për të rihapur portat e qiellit për..
Gjatë natës vranësira do të jetë e konsiderueshme, me reshje shiu vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit, më shumë në sasi në zonat qendrore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 9°. Ditën e shtunë..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet..