4497 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në Sofje - 1183, ndjekur nga ata në rrethet e Plovdivit - 391 dhe të Varnës - 264.
Rastet aktive janë 67 864. 9 679 pacientë u shtruan në spital. 752 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 203 njerëz vdiqën. Të kuruarit janë 3112.
Kështu numri i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në Bullgari që nga fillimi i pandemisë arriti 333 250 veta. Vdekjet nga Covid-19 janë 12 913. 252 473 janë të shëruarit. Testet për koronavirus janë 2 078 028.
Brenda harkut të shënuar kohor prej 24 orësh janë kryer 9006 vaksina. Bashkë me to numri i përgjithshëm i dozave të injektuara arriti 445 547. Të imunizuarit edhe me dozën e dytë janë 90 327 persona.Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta..