Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e rinj

Nxënësi Stojan Drëndev në gjurmët e Njutonit dhe Ajnshtajnit

Stojan Drëndev
Foto: arkiv personal
Bullgaria është krenare për shumë arritje të jashtëzakonshme në fushën e shkencës, si dhe për të rinjtë e saj të talentuar. Njëri prej tyre është studenti nga qyteti i Varnës Stojan Drëndev, i cili ka mbaruar Gjimnazin Profesional të Gjuhëve të Huaja "A. S. Pushkin".

Edhe pse është vetëm 18 vjeç, lista e arritjeve të Stojan Drëndevit në fushën e fizikës është mbresëlënëse. Ai është një fitues i shumëfishtë në Olimpiadat e Fizikës në nivelin kombëtar. Stojan u pasionua pas kësaj shkence që në moshën parashkollore, kur babai i tij Borisllav i tregoi për tërheqjen e magneteve. Që atëherë Stojani e kuptoi që fizika shpjegon pothuajse gjithçka që ndodh në univers. Dhe ai vendosi që ky do të jetë profesioni i tij. Takimi i tij i parë me figurën më të madhe në fizikën në Bullgari - mësuesinTeodosij Teodosiev-Teo- nuk vonoi as. Deri më sot ai viziton shkollat e tij dhe është një nga studentët e tij të dashur.

Përveç fizikës, Stojan Drëndev interesohet gjithashtu për histori, filozofi dhe poezi. Ai beson se filozofia është themeli i të gjitha shkencave të tjera.

Në vitin 2019 bullgari mori pjesë në seminare trajnimi në “Mekën e Fizikës” - CERN në Gjenevë, ku arriti të njihet me disa shkencëtarë të shquar dhe të shohë se si kryhen eksperimentet, për të cilat më parë vetëm kishte dëgjuar. Një vit më vonëi riu ishte midis gjashtë studentëve të zgjedhur prej gjithsej 7 000 kandidatësh nga e gjithë bota për të marrë pjesë në një kamp ndërkombëtar të organizuar nga Universiteti i Kembrixhit.

“Trajnimi u zhvillua në internet. Që të më miratojnë unë duhej të bëja një video 3-minutëshe duke shpjeguar se çfarë doja të bëja në fizikë. Unë dua të merrem me fizikën kuantike - me shpejtësi dhe dritë. Kjo i bëri përshtypje jurisë. Zgjodha të bëj një projekt mbi entropinë dhe termodinamikën dhe me ndihmën e mentorit tim Prof. Saul Jones, zhvillova një doktoraturë mbi këtë temë, " tha Stojan për BNR-Varna.

Për të vazhduar arsimin, ai aplikoi në katër nga universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar dhe u pranua në të gjithë ata. Fatkeqësisht, ai nuk mund të shkonte të studionte atje, sepse pas Brexit familja e tij nuk ishte në gjendje për t’i paguar taksat. Sidoqoftë, kjo nuk e ndaloi Stojanin dhe i riu u drejtua për në atdheun e fizikës së tij të preferuar kuantike - Gjermania. Ai synon të vazhdojë shkollimin në Universitetin Teknik të Munihut.

Si një nxënës i cili së shpejti do të përfundojë arsimin e tij të mesëm, Stojan është një nga mijërat e prekur nga kufizimet dhe arsimi në internet për shkak të epidemisë së koronavirusit. 

"Aktualisht po bëhet një eksperiment global që të provohet shkalla në të cilën njerëzit mund të shfaqin përgjegjësinë e tyre personale", mendon i riu. "E trishtueshme është se ai po shndërrohet në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj të ardhmes së planetit - të rinjve". Ata që janë me të vërtetë të etur për njohuri nuk do të ndalohen as nga pandemia, as nga mësimi në internet. "

Sipas tij bota ka evoluar jashtëzakonisht shumë, por ajo që ai do të eliminonte është morali i ulët ndër njerëzit. Stojani uron që të jemi më të mirë dhe të respektohemi më shumë njëri tjetrin:"Njerëzit duhet të fillojnë të zgjohen dhe të kuptojnë se kjo botë është e shkëlqyeshme".

Autor: Ivan Barbov, BNR – Varna

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD