Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Gallup”: GERB-SDS fiton zgjedhjet parlamentare në Bullgari

| rinovuar më 21-04-04 9.11.MD

Sipas sondazheve të agjencisë sociologjike “Gallup”, një partner i Radios Kombëtare Bullgare, aktiviteti zgjedhor tek ora 20.00 është 48.1%. 

Ja edhe të dhënat e fundit të votimit:

  • GERB - SDS: 24.5 %;
  • Ka një popull të tillë 17.0%;
  • BSP për Bullgarinë: 16.8 %;
  • Bullgaria Demokratike: 10.6 %;
  • DPS: 10.4 %
  • Ngrihu! Kriminelët jashtë!: 5.1 %;
  • VMRO: 4.4 %;
  • Bashkimi Kombëtar Bullgar: 2.3%
  • Vëzrazhdane: 2.2 %;
  • Volja - NFSB: 2.2 %;
  • Republikanët për Bullgarinë: 1.5 %;
  • Ataka: 1.1 %;
  • Të tjerat ( gjithsej): 1.9%.

Me “Nuk përkrah askë” kanë votuar 2.0 % prej zgjedhësve.

Në zgjedhjet për parlamentin e ri u përfshinë gjithsej 30 parti dhe koalicione. Afro 7 mijë kandidatë konkurrojnë për 240 vende deputetësh.

Në Parlament do të hyjnë partitë dhe koaliocinet, që tejkalojnë barrierën prej 4%. Më poshtë mund të shihni se cilat janë këto parti:






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Avokatët do të protestojnë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Avokatët nga i gjithë vendi njoftuan se sot në mesditë do të mblidhen në një protestë paqësore para ndërtesës së Gjykatës në Sofje, për të shprehur mospajtimin e tyre me mënyrën se si është bërë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Ata kërkojnë..

botuar më 24-10-25 5.10.PD

Parashikimi i motit për 25 tetorin 2024

Paraditen e së premtes rreth pellgjeve ujore dhe ultësirave do të ketë mjegull, ndërsa në luginat do të formohen ngrica. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° deri në 6°, në Sofje 2°. Maksimumi..

botuar më 24-10-24 7.35.MD
Ursula von der Leyen

Ursula von der Leyen i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të përfshijë bullgarët në kushtetutë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se fqinji ynë duhet të bëjë ndryshimet e pritura kushtetuese,..

botuar më 24-10-24 5.28.MD