VMRO nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve në Turqi dhe do të kërkojë anulimin e votës në fqinjin tonë jugor për shkak të shkeljes së vrazhdë të ligjit zgjedhor përmes deklaratave të plotësuara paraprakisht, për shfrytëzimin e turqishtes në seksione dhe për manipulimin e protokolleve, njoftoi nënkryetari i partisë dhe eurodeputet Angell Xhambazki. Lidhur me këtë, VMRO do të paraqesë një kërkesë para Këshillit të Ministrave, Prokurorisë dhe të gjitha organeve që mund t’i referohen Gjykatës Kushtetuese. Sipas Angel Xhambazki, anulimi i votës nuk do ta sjellë partinë e tij në parlament, por kjo mund të ndryshojë rendin e forcave politike në të dhe, mbi të gjitha, të rrisë përqindjen e Bullgarisë Demokratike.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..