Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi u bëri thirrje pushtetarëve për masa të qarta për shpëtimin e sektorit

Foto: Darina Grigorova

Dhoma e Turizmit në Varna i bëri thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për të shpëtuar sektorin e turizmit në prag të festave të Pashkëve. Sipas kryetarit të dhomës, Ilin Dimitrov, rreth 30 000 njerëz nga menaxhimi i turizmit duhet të vaksinohen urgjentisht, njoftoi BNR Varna.

"Vendet përreth nesh janë shumë aktive. Grekët kanë rënë dakord për kushte preferenciale me Izraelin, Britaninë, Rumaninë. Turqit kanë bërë të njëjtën gjë. Ata reklamohen dhe deklarojnë qartë se janë të gatshëm të mirëpresin mysafirët. Që nga data 15 prill në Turqi dhe Greqi do të fillojë vaksinim në masë i punonjësve në turizëm. Bullgaria duhet të bëjë të njëjtën gjë, " bëri të ditur Dhoma Turistike e Varnës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një libër i ri zbërthen mistere mijëravjeçare të Gjirit të Sozopolit

Ka dalë nga shtypi një libër që hulumton objekte arkeologjike të panjohura deri tani në Gjirin e Sozopolit. Në veprën e tij të re “Between Sozopol and Talasakra: Unknown archaeology of the Sozopol Bay and its western hinterland” ( “Midis Sozopolit dhe..

botuar më 25-05-11 9.30.PD

Një shteg i ri turistik lidh monumente parahistorike në rajonin e Vetrinos

Shtegu i ri ekologjik mbi fshatin Nevsha në komunën Vetrino (qarku i Varnës) tashmë është fakt – itinerari 10-kilometërsh, që çon te fenomenet mbresëlënëse shkëmbore Goljamo dhe Malko Bulo, u hap zyrtarisht në ditët e para të muajit maj nga..

botuar më 25-05-10 8.00.PD
Streha

Një shëtitje për në Çerni Vrëh

Nëse zhurma e qytetit ju mundon dhe keni nevojë për një gllënjkë ajri të pastër, hapësirë ​​dhe heshtje – maja Çerni Vrëh (Maja e Zezë) po ju thërret. Vetëm një hap larg kryeqytetit të zhurmshëm të Sofjes, ai ofron atë që shpesh na mungon - lëvizje,..

botuar më 25-05-07 2.55.MD