Epidemia e koronavirusit është një nga arsyet e rritjes së vdekshmërisë në vendin tonë. Në vitin e kaluar 124 mijë bullgarë kanë vdekur me një mesatare prej 108-110 mijë vetash për dhjetë vitet e fundit, tha për Nova TV Magdalena Kostova nga Instituti Kombëtar i Statistikave.
Sipas saj, statistikë të tillë ka pasur në vitin 1918, kur humbëm 151 mijë njerëz për shkak të Luftës së Parë Botërore. Vdekshmëria gjatë majave të epidemisë ka qenë jashtëzakonisht e lartë. Në të njëjtën kohë niveli i lindjeve mbetet i ulët.
Për herë të parë që prej vitesh popullsia e Sofjes ka rënë dhe kjo është për shkak të migrimit të brendshëm në mars dhe prill të vitit të kaluar, kur shumë njerëz ndryshuan adresën e tyre për shkak të postblloqeve të vendosura. Qytetet me shpopullim më të shpejtë janë në Veriperëndim.
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
BSP-ja bashkëqeverisëse propozon një projekt-ligj për të vendosur një tavan mbi rritjen e çmimeve për ushqimet bazë. Udhëheqësja e formacionit "Ngrihu, BG" Maja Manollova, e cila dje shpalli kandidaturën për Avokatin e Popullit, shpjegoi për Radion..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..