Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

200 vjet nga lindja e gjeniut të revolucionit bullgar Georgi Rakovski

Foto: arkiv

14 prilli është data e lindjes së rilindësit, revolucionarit dhe ideologut të parë të luftës për çlirimin e Bullgarisë Georgi Stojkov Rakovski – një personalitet i madh, i cili ka arritur të gërshetojë luftën për pavarësinë kishtare dhe kombëtare, për arsimin dhe letërsinë kombëtare. "Rakovski është një figurë jashtëzakonisht e madhe në epokën pas Krimesë. Shpirt impulsiv, natyrë me vullnet të fortë, patriot fanatik, ai ka pasur një jetë të trazuar, përkushtuar idealit - Lirisë së Bullgarisë "- shkroi Mihaill Arnaudov, studiuesi më i madh i veprës dhe krijimtarisë së Rakovskit.

Georgi Rakovski është autor i poemës së parë revolucionare "Udhëtari i pyllit", botuar në 1857, në të cilën lufta e kaçakëve është paraqitur si një fenomen në jetën historike të popullit tonë. Një vit më vonë Rakovski krijoi "Planin e Parë për Çlirimin e Bullgarisë", ndërsa dy vjet më herët themeloi edhe gazetën "Dunavski Lebed" /"Mjellma e Danubit"/, e cila vuri fillimin e shtypit revolucionar bullgar.

Georgi Rakovski themeloi Legjionin e Parë Bullgar /1862/ - një njësi ushtarake prej rreth 600 të rinjsh bullgarë, disa prej tyre studentë në atë kohë në Odes, Vjenë dhe Beograd.legjionin merrnin pjesë vojvodët, ish kaçakë dhe organizatorë të ardhshëm të revolucionit kombëtar, duke përfshirë Vasill Levski, Stefan Karaxha, Ivan Kërshovski, Iljo Markov dhe të tjerë.Georgi Rakovski mbetet në kujtesën e bullgarit me thirrjen e tij për një kryengritje nga 1 gushti 1862.Në të ai shkruan: “Askush të mos presë që të tjerët ta lirojnë.Liria jonë varet nga ne.”

Me veprën dhe mendimet e tij për të ardhmen e popullit dhe atdheut Georgi Rakovski është simbol i patriotizmit dhe iluminizmit në Bullgarinë e sotme. Nuk është e rastit se shumë shkolla bullgare në vend dhe në të gjithë botën mbajnë emrin e tij.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook /Manita Vartan

Gruaja më e bukur evropiane e martuar është bullgare

Vitin e kaluar ajo fitoi çmimin në konkursin kombëtar “Mrs. Bulgaria International”, ndërsa pak ditë më parë u shpall si evropianja më e bukur e martuar. Manita Vartan mori titullin “Mrs. Europa 2023” në konkursin prestigjioz në Stamboll...

botuar më 23-12-10 11.10.PD
Foto: faqja në Facebook e M. Selimit

Milena Selimi e do Bullgarinë dhe përkthen shkrimtarin Georgi Gospodinov

Shkrimtarja, përkthyesja dhe figura publike shqiptare Milena Selimi, e cila nga qershori i vitit 2023 është përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, rrjedh nga familja e një bullgareje dhe një shqiptari. Që..

botuar më 23-11-28 2.05.MD
Prof. Budin Mihov

Prof. Budin Mihov dhe librat e tij me famë botërore për biokiminë dhe mjekësinë

Mjekësia molekulare, kimia medicinale, biokimia, patologjia molekulare, farmakologjia molekulare - këto janë disa nga temat mbi të cilat Prof. Budin Mihov punon për 30 vjet. Vetë ai thotë se është një shkencëtar i nivelit botëror dhe vëllimi i veprave..

botuar më 23-11-27 5.25.MD