Si shumica e manastireve në Bullgari, dhe historia e tij është e gjatë, e mbështjellë me legjenda të shumta dhe ngjarje dramatike.
Manastiri “Shën Joan Paraardhësi” në fshatin Gradeshnica është me një histori pothuajse 11 shekullore. Ai ka qenë i djegur dhe i rrëzuar përtokë, që të rilindë dhe të ngrihet si feniks nga hiri. Më vonë kalon përmes viteve të rënda të ateizmit, kurse në ditët tona është përsëri i zgjuar për një jetë shpirtërore.
Manastiri i vjetër ngrihet i qetë në një kanion piktoresk, jo larg nga fshati Gradeshnica në Bullgarinë Veriperëndimore. Në pamjen e vet të sotme, kompleksi i manastirit daton nga shekulli i 17, por është i ndërtuar mbi një tempull shumë më të vjetër nga fundi i shekullit të 10, mësojmë nga hieromonaku i ri Spiridon, igumen i manastirit. Sipas burimeve me shkrim, dikur ai ka qenë një qendër e rëndësishme shpirtërore me një shkollë të madhe kishtare, ku kanë mësuar djemtë nga i gjithë rrethi, pohon igumeni dhe shton:
“Mjerisht manastiri i Gradeshnicës nuk është ndër manastiret e njohura në Bullgari, në sajë të një sërë shkaqeve, që më trishtojnë mua si një i krishterë ortodoks. Ai është kthyer në kohën e kaluar /gjatë socializmit/ në stallë për rritjen e dhive, në shtëpi pushimi, në vend për dëfrime dhe gjëra, të cilat nuk janë të përshtatshme për këtë vend të shenjtë. Por, lavdi Zotit, me përpjekje të shumta dhe një punë të madhe, ne arritëm dhe mundëm të rimarrim statusin shpirtëror të manastirit dhe prej pothuajse dy vjetëve ai funksionon si një manastir veprues meshkujsh me një jetë shpirtërore dhe me një liturgji të shenjtë. Çdo një mund të vijë, të kërkojë këshillë ose ndihmë nga Zoti përmes lutjeve.
Ne pranojmë pelegrinë. Ai i cili ka dëshirë, mund të vijë të flejë në dhomat e manastirit, të marrë pjesë në liturgjinë e shenjtë dhe në shërbesat fetare dhe të shikojë sesi ngjan jeta e murgjve, përkushtuar punës dhe lutjeve.”
Për manastirin ka një legjendë. Sipas saj, në periudhën e sundimit osman, ai ka qenë i djegur nga fiset tatare, kurse murgjit kanë qenë të vrarë. Por, disa vëllezër kanë mundur të fshihen në pyll dhe kanë vendosur të ndërtojnë një kolibe prej druri, derisa të gjejnë një vend të përshtatshëm, që të mund të rivendosin manastirin. Por, papritmas, në një ditë të bukur, lart në qiell mbi kokat e tyre, ka filluar të sillet dhe të qarkullojë një shqiponjë, në sqepin e vet ajo ka mbajtur një dërrasë të djegur nga manastiri i vjetër. “Në këtë moment shqiponja e lëshon dhe dërrasa bie pikërisht në vendndodhjen aktuale të manastirit.
Në oborr ndodhet një gur kushtimor, pikërisht aty”- tregon igumeni. Kështu, njerëzit e rajonit e ndërtuan manastirin e vet të ri pikërisht në këtë vend. Si një material ndërtimor ata kanë përdorur gurët nga kalaja e vjetër romake, themelet e së cilës kanë qenë të shpërndara në vendin e afërt “Kaleto”.
Dhe sot e kësaj dite manastiri “Shën Joan Paraardhësi” ruan dëshmi për historinë e vet të stuhishme. Kurse në oborr gjendet varri i njërit prej restauruesve të tij kryesorë - hieromonaku Artemij Hilendarski.
“Me akoma dy murgj të tjerë, ai mbërrin nga mali Athos, nga manastiri Hilendarski, i cili gjatë asaj kohe ka qenë bullgar, sepse në kohën e sotme është serb - tregon hieromonaku Spiridon. – Dhe ai vë në veprim këtu statutin e Malit Athos , i cili është për shërbesa fetare dhe për rendin e së manastirit. Artemij Hilendarski rinovon krahun e manastirit dhe kishën, ndërton paraklisin dimëror në katin e dytë dhe formon tek popullsia vendase një nderim dhe përkulje ndaj kishës. Ai është lavdëruar dhe me veprime çudibërëse përmes lutjeve të tij. Prandaj shumë njerëz kanë ardhur tek ai për ndihmë dhe qetësi”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Hieromonak Spiridon, iloveBulgaria, arkiv personal
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..