Terreni, në afërsi me qendrën e qytetit ( një pjesë nga rajoni “Llozenec”) ishte shpëtuar nga synimet investuese për ndërtim pas vitit 2001, kur studimet arkeologjike u rivendosën nga arkeologët Konstantin Shallganov dhe Mario Ivanov nga Muzeu Historik Regjional në kryeqytet.
Kodra e Llozenecit ka qenë e banuar në gjysmën e dytë të shekullit të 4, kurse mbi bazën e sendeve të gjetura, specialistët supozojnë se bëhet fjalë për një rezidencë periferike të një qytetari të rangut të lartë të Serdikës. Në kufijtë e tij gjendet dhe mauzoleu nga periudha e antikitetit të vonë, i njohur pak në Sofje, i cili mbase është i ndërtuar në rrëzat e kodrës, për anëtarët e familjes aristokratike romake. Një mauzole i ngjashëm nga kjo periudhë është zbuluar në qytetin italian Ravena, por është me përmasa më të vogla. Fokusi i objektit antik të Sofjes është ndërtesa e zbuluar, e cila është një nga më të mëdhatë për Perandorinë Romake me një karakter të ngjashëm.
Sendi më i vlefshëm, i zbuluar gjatë studimeve, është një vazo e tipit “Diatreta” nga gjysma e dytë e shekullit të 4, e cila është e eksponuar në Muzeun Historik Regjional në Sofje. Janë zbuluar akoma mbi 160 monedha dhe një majë e artë të një rripi, byzylyk, krehër e sende të tjera, të lidhura me jetën e familjes fisnike.
Në projektin mbi ndërtimin e parkut arkeologjik, përveç veprimtarive konservuese dhe restauruese mbi mbeturinat e mauzoleut dhe sarkofagët, do të formohet dhe një pavijon informacioni për vizitorët.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..