Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nevojiten vendime të përgjegjshme për të mbështetur biznesin në krizë

Foto: arkiv

Gjatë ditës së fundit të punës nga java e kaluar qeveria në dorëheqje paraqiti në Kuvendin Popullor një projekt-plan për rindërtimin e Bullgarisë. Tema u bë shkak për polemika të pafund mes deputetëve të porsazgjedhur. Disa nga forcat politike e akuzuan shumicën se nuk ka qëllime konkrete, specifike dhe të arritshme, të cilat mund të rivendosin ekonominë e Bullgarisë.  Nga ata e tyre, organizatat e përfaqësuara kombëtare të  punëdhënësve, punëtorëve dhe nëpunësve në Bullgari kërkuan që të konfirmohet konsensusi publik mbi Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë së Bullgarisë /2021-2027/. Prandaj ata presin që gjatë kësaj jave të takohen me liderët e të gjitha partive të prezantuara parlamentare. Tema është mbipartiake dhe vlen për tërë shoqërinë si tërësi - thuhet në thirrjen e  biznesit dhe të organizatave sindikale ndaj forcave politike. Ata nënvizojnë se vendi ynë duhet të pranojë planin e vet deri në fund të muajit prill të vitit 2021. Në rast të kundërt ka një rrezik real të mos zbatohet afati për parashtrimin dhe shqyrtimin e planit, kurse kjo do të vonojë shumë marrjen e fondeve evropiane antikrizë në ndihmë të biznesit dhe të ekonomive shtëpiake.  

Ndaj tremujorit të parë të vitit 2021 buxheti republikan raporton për një deficit prej mbi 650 milionë levash, gjë e cila nuk ka ngjarë që nga vitit 2014 e këtej. “Kjo vë nën pyetje mundësinë që buxheti të vazhdojë të financojë masa për mbështetjen e ekonomisë, të punësimit dhe të ardhurave” - thonë akoma sindikatat, punëdhënësit dhe biznesi, në fjalimin e tyre drejtuar deputetëve.

“Mbi 50% nga biznesi në vend pret kthimin e ekonomisë sonë në nivelet nga viti 2019, që aty rreth vitit 2022. Prandaj  ka ardhur momenti  të pyesim nëse do të vazhdojë të ketë biznes në Bullgari. Lajmi i mirë është se Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është i depozituar dhe se lejon që të mund të modelohet dhe të redaktohet në të ardhmen” - vuri në dukje Vasill Velev, Kryetar i Bordit të Shoqërisë së Kapitalit Industrial në Bullgari.

Vasill Velev

Biznesi dhe sindikatat tanimë kanë formuluar propozimet e veta dhe këmbëngulin që ato të regjistrohen deri më 30 prill. Në to është parashtruar zhvillimi i fondeve - për një modernizim teknologjik, për “tranzicion të gjelbër” dhe digjitalizim, për të cilat këmbëngulin që të parashikohen mbi 1 miliardë leva shtesë.

“Ka se ku Bullgaria të dojë të zgjerojë përkrahjen e vet”, mendojnë  nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Presidenti i saj  Pllamen Dimitrov iu referua një analize të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit përmasa e të gjitha masave në Bullgari  del në 8 miliardë leva, për periudhën nga marsi i vitit 2020 deri tani, që është afro 7% nga Produkti i Brendshëm Bruto për vitin 2019.

Pllamen Dimitrov

Biznesi këmbëngul dhe për zgjatjen e masave antikrize deri në fund të këtij viti dhe të gjenden akoma 1 ½ miliardë leva, përmes fondeve të huazuara për të hapur burime shtesë për ekonominë. Qortimi i sektorit joqeveritar është se deri në këtë moment shteti u mbështet vetëm tek grantet, dhe fondet për kredi në vlerë prej 4 ½ miliardë euro, për të cilat ka të drejtë vendi ynë, madje mbeten të paprekura.

“Kjo do të thotë se Bullgaria madje nuk parashikon për të thithur hua - sqaroi Pllamen Dimitrov, President i Konfederatës të Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Kurse ne këmbëngulim të marrim nga këto kredi me interes të ulët dhe afatgjatë 30-vjeçar dhe me to të ristrukturojmë programet e brendshme. “

Dimitër Manollov

“Sindikatat, punëdhënësit, përfaqësuesit e biznesit janë njerëzit, të cilët më mirë dinë se çfarë ngjan në këtë shtet”, është kategorik kryetari i sindikatës tjetër të madhe Konfederata e Punës “Podkrepa” Dimitër Manollov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD
Foto: Shoqata e Ekipeve të Shkencave Olimpike

91 medalje në shkencat natyrore fituan nxënësit në vitin 2024

Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..

botuar më 25-01-03 6.55.PD

Çmimet e reja për dokumentet bullgare hyjnë në fuqi nga 1 janari

Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..

botuar më 25-01-01 4.59.MD