Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po instalojnë rafte biçikletash në autobusë

Foto: “Shpëto Sofjen”

Adhuruesit e çiklizmit malor në Sofje tanimë mund të arrijnë më shpejt dhe më lirë deri në rrugët e çiklizmit në malin Vitosha. Kjo po bëhet e mundur pasi gjatë muajit të ardhshëm 5 autobusëve në të dyja linjat e transportit urban, të cilat çojnë drejt malit, do t’u instalohen rafte speciale për biçikleta.  

Ideja është e organizatës “Shpëto Sofjen” dhe përpara disa ditëve mori miratimin e Këshillit Bashkiak të Sofjes. “Me instalimin e rafteve adhuruesit e sporteve çiklistike në mal do të kenë një qasje më të lehtë në pjesët e larta të tij, duke zgjedhur transportin urban” tha përpara  Radios Kombëtare Bullgare Andrej Zografski nga “Shpëto Sofjen”. “Në malin Vitosha mund të praktikohen disa lloje çiklizëm malor, ku ekzistojnë itinerare të shumta, sipas llojit të trasesë-për lëshim, ose për kros” shtoi ai.  

Aktivistët e qytetit mendojnë se realizimi i idesë është një hap drejt zhvillimit të qëndrueshëm të parkut natyror, i cili është një nga të dhënat më të vlefshme të Sofjes. “Duhet ta bëjmë malin Vitosha maksimalisht të arritshëm për vizitë dhe ky vendim do të pakësojë trafikun e automobilave, ndotjen dhe kaosin në parkun natyror, kurse kalimiaty do të bëhet më i këndshëm, i afrueshëm dhe igjelbër”, saktëson këshilltari i bashkisë Boris Bonev.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD