Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vaksinimet do të vazhdojnë gjatë festave të krishtere

Agnell Kunçev
Foto: BGNES

Lidhur me serinë e festave të ardhshme të krishtere, Kryeinspektori Shëndetësor Shtetëror Doc. Angell Kunçev u bëri thirrje njerëzve të mos harrojnë për respektimin e masave antiepidemike.

Ai shpjegoi për Nova TV se faza e parë dhe e dytë e vaksinimit duhet të përfundojnë shpejt. Kjo është arsyeja pse korridoret e gjelbër për imunizim do të funksionojnë edhe gjatë pushimeve. Kabinetet e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 5 të pasdites dhe nuk kërkohet asnjë regjistrim paraprak. Problemi me vaksinat është zgjidhur për tremujorin e ardhshëm. Më shumë se 5.5 milion doza pritet të furnizohen, shtoi Kunçev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 janarin 2025

Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..

botuar më 25-01-03 7.35.MD

Ministria e Mjedisit: Numri i zogjve të ngordhur është shumë i lartë për vendin

Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër”, ka të dhëna edhe për një numër më të vogël të shpendëve këngëtarë të ngordhur në..

botuar më 25-01-03 6.36.MD

Presidenti: Shteti duhet të garantojë kushtet për unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare

Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për mundësinë e regjistrimit të një "kishe ortodokse" paralele. Gjatë bisedës Radev theksoi se Kisha Ortodokse..

botuar më 25-01-03 4.06.MD