Profesori Aleksandër Shurbanov është një shkencëtar i njohur bullgar, pedagog, shkrimtar, përkthyes dhe filolog me një njohje të gjerë ndërkombëtare, i cili ka kontribuar shumë për zhvillimin e kulturës dhe të arsimit të lartë në Bullgari. Jo rastësisht emri i tij renditet ndër shtyllat shpirtërore në atdheun tonë. Profesori Shurbanov dha një intervistë posaçërisht për Radio Bullgarinë ditë të numëruara pas ditëlindjes së vet dhe disa orë përpara fillimit të konferencës “E gjithë bota është një përkthim “ /All the World is Translation“, organizuar në Universitetin e Sofjes në lidhje me 80 vjetorin e tij.
Shpresoj të dalim mjaft të mençur dhe të mos e gabojmë drejtimin”, thotë shkencëtari në lidhje me situatën në vend dhe kohën jonormale në të cilën jetojmë. “Këto periudha të vogla, në të cilat mendojmë për të ardhmen, e copëtojnë të gjithë zhvillimin tonë, e bëjnë të paqëndrueshëm dhe të vështirë. Do të doja që të mund ta kapërcejmë këtë dhe të mendojmë për Bullgarinë si një nocion dhe koncept më të qëndrueshëm dhe një thelb më jetëgjatë, të kërkojmë rrugën e vërtetë më tutje përmes viteve dhe të dimë se çfarë duhet të vëmë si peng për të”.
Sipas fjalëve të tij në këtë rast bëhet fjalë për një miopi: ”Miopi të një vargu të tërë të drejtuesve të këtij vendi. Dhe nuk mendoj se problemi është në resurset e kufizuara të Bullgarisë. Sepse resurse gjithmonë mund të gjenden. Kjo është një çështje prioritetesh. Ne shpesh herë nuk shikojmë më larg nga hunda jonë - aty, ku janë problemet e ditës. Por, përtej këtyre problemeve, na presin sfida dhe sprova akoma më të mëdha - për to duhet të mendohet”.
PËR ARSIMIN
Bullgaria ka një arsim akademik shumë solid, në të cilin grumbullohen dijet e domosdoshme. Dhe ato janë të strukturuara me shumë kujdes dhe vëmendje, që të mund njeriu të formohet si specialist. Kjo gjithmonë konstatohet gjatë takimeve me njerëz nga vendet e tjera - ata janë mahnitur thellë nga kjo përgatitje solide. Por ne na mungon një gjë tjetër - zhvillimi i mendimit të pavarur të fëmijëve tanë, zgjidhja e problemeve jo ordinere, të menduarit deduktiv. Ja, pikërisht këtu shumë sisteme të tjera arsimore na kalojnë me aksentin e vet mbi këto aspekte të intelektit”, mendon profesori Shurbanov.
Ai thotë akoma se është optimist për studentin bullgar, i cili është “tepër inteligjent dhe një njeri i ri shumë i informuar, i cili zotëron mjaft mirë teknologjitë e reja dhe përfshihet në kontekstin botëror - pa shqetësime dhe inferioritet”.
Për SHEKSPIRIN dhe PËRKTHIMET
“Nuk e kam parë në ëndërr Shekspirin, por ai gjithmonë është me mua që në vitet e mia më të hershme - tregon studiuesi i shquar i Shekspirit. Nganjëherë jam afruar shumë me të - si ndaj një njeriu të afërt të njohur. Nganjëherë jam sprapsur në anë dhe e kam parë si një gjeni të shkëlqyer, i cili është i paarritshëm. Midis këtyre dy qëndrimeve ka gjarpëruar jeta ime në studimet shekspiriane.”
Profesori Shurbanov nënvizon se parimi i tij kryesor tek përkthimi është t’i jetë besnik autorit. “Dhe me kalimin e viteve unë e respektoj këtë parim me një vëmendje të madhe”, shton ai . Sipas tij një prej detyrave të përkthyesit është vazhdimisht të fusë gjëra të reja, të pasurojë kulturën dhe traditat vendase: “Përkthimi është një pasurim i përbashkët, një “fekondim” reciprok i kulturave. Të gëzosh publikun vendas me gjëra, të cilat ai është gati t’i pranojë menjëherë, është mënyra më e lehtë. Më e vështira është që ta mësosh dhe me gjëra, me të cilat ai nuk është mësuar, por të cilat i janë të nevojshme.”
Aktualisht profesori Shurbanov punon mbi krijimtarinë e John Dunn. Shpreson se deri më një vit do të mund të botojë një libër me krijime të poetit të madh anglez.
PËR JETËN SOT
“Mëngjesi me shegë” është libri, të cilin profesori Shurbanov e botoi përpara disa ditëve të numëruara dhe ai përfshin poezi dhe eseistikë. “E shkruara është nga periudha e 4-5 vjetëve të fundit. Në këtë moshë mundohem të jem akoma i gjallë si krijues i teksteve letrare,” thotë autori.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiva personale e profesorit Aleksandër ShurbanovQyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..
Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..
Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..