Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi i turizmit dëshiron qartësi për sezonin e verës

Foto: arkiv

Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme epidemike në vend. Kjo u njoftua nga Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov në një takim me industrinë e turizmit, transmetuar në Facebook. Ministrja e dorëhequr Mariana Nikollova tha se sezoni turistik veror do të kalojë në përputhje me të gjitha protokollet covid.

Kryetari i Asociacionit të Pronarëve në Turizëm Georgi Nikollçev tha se këtë sezon 70 për qind e hoteleve në kompleksin më të madh turistik “Sllënçev Brjag” nuk do të hapen. Ai kërkoi qartësi se si turistët e huaj do të hyjnë në vend. Ai gjithashtu pyeti se si do të tërhiqen turistët rusë pasi Turqia mbyll tregun e saj për shkak të pandemisë dhe Bullgaria duhet të tërheqë këtë rrjedhë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për të shtunën

Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën , më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën..

botuar më 24-06-28 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti do të dorëzojë mandatin e parë të kabinetit të hënën, më 1 korrik

Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.I caktuari nga koalicioni kryeministër do të ketë shtatë ditë kohë për t'i propozuar presidentit..

botuar më 24-06-28 2.36.MD

BSP dëshiron të ndalojë shitjen e reaktorëve të centralit atomik “Belene”

Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..

botuar më 24-06-28 12.48.MD