Përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të ulet nga 20 në 15 veta - kjo u vendos nga Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore në votimin e dytë mbi projekt-ligjin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Anëtarët e KQZ-së do të emërohen me dekret të Kreut të Shtetit pas një propozimi nga partitë dhe koalicionet e përfaqësuara në parlament. Komisioni votoi për votimin 100% me makina në të gjitha seksionet në vend dhe jashtë me mbi 300 persona. Vetëm në rrethana të jashtëzakonshme në të ashtuquajturat seksione të mëdha do të jetë e mundur të votohet me fletëvotimet prej letre.
U përkrah krijimi i një rajoni zgjedhor - "Jashtë shtetit" dhe kështu rajonet zgjedhore bëhen gjithsej 32.
Komisioni vendosi të heqë kufizimet për numrin e seksioneve jashtë vendit. Ato u parashtruan me ndryshimet e prezantuara nga GERB dhe Fronti Patriotik në vitin 2016.
U mor vendim që të ketë monitorim me video gjatë numërimit të fletëvotimeve, transmetoi reporterja jonë Sillvija Velikova.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të votohen në sallën plenare.
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..
Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..
Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor,..