Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga 1 maji pa “korridor” për pazar për njerëzit e moshuar

Foto: EPA/BGNES

Nga e shtuna, 1 maj, kërkesa për dyqanet ushqimore për të siguruar një "korridor" për pazar për të moshuarit nga 8.30 në 10.30 është hequr. Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë nga sot, 29 prill.

Gjatë majit po rimëkëmbet edhe procesi mësimor i nxënësve nga klasa e 5 deri në klasën e 12 sipas grafikut përkatës.

Nga fillimi i majit garat sportive për të gjitha grupmoshat zhvillohen pa audiencë. Ka përjashtim vetëm për garat sportive në ambiente të hapura me publik - kur është zënë 30% e kapacitet, duke mbajtur një distancë prej 1.5 m dhe duke mbajtur maska.

Gjithashtu hiqet kufizimi për punën e institucioneve ushqimore dhe argëtuese në harkun kohor 06.00-23.00.

Që nga sot në përputhje me një urdhër të mëparshëm të Ministrit të Shëndetësisë hapen edhe diskotekat, baret dhe klubet e natës duke u përdorur jo më shumë se 50% prej kapacitetit të tyre.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka kandidatë të shërbejnë në ushtri

21.8% e stafit ushtarak në ushtri është i paplotësuar, pavarësisht masave të ndërmarra në fund të vitit 2024, thuhet në Raportin mbi Statusin e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Bullgarisë. Dokumenti u pranua për informacion nga komisioni..

botuar më 25-05-29 9.06.PD

Formacionet ushtarake në vend hapin dyert për fëmijët

Formacionet ushtarake nga Ushtria, Forcat Ajrore, Marina, Komanda e Forcave të Përbashkëta, Komanda e Operacioneve të Përbashkëta Speciale do të mbajnë ditë të hapura me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ngjarjet festive..

botuar më 25-05-29 5.50.PD

Parashikimi i motit për 29 majin

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Para mesditës do të ketë vranësira dhe në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të bjerë shi, më vonë edhe në rajonet lindore do të ketë..

botuar më 25-05-28 7.40.MD