"Zgjedhjet e ndershme janë prioritet, sepse qeveria e Bojko Borisovit vononte shumë kohë votimin me makina, shumë kohë i pengonte bullgarët jashtë vendit për të votuar dhe shumë kohë ishim rekordmen evropianë për nga fletëvotimet e pavlefshme ".
Kështu sot, gjatë vizitës së tij në qytetin Përvomaj (Bullgari Jugore), për festën e qytetit, Presidenti Rumen Radev iu përgjigj një pyetjeje gazetareske pse kaq shpejt e nxori dekretin për shpalljen në Fletoren Shtetërore të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Radev shprehu shpresë se “BSP për Bullgarinë” do të shfrytëzojë mundësinë e mandatit të tretë, të cilin do ta marrë nga Presidenti më 5 maj, dhe do të arrijë të formojë një qeveri të alternativës demokratike së bashku me partitë e tjera që shprehin pritjet e njerëzve për ndryshim.Skandal me subvencionet bujqësore të BE-së trazon ujërat në Greqi Qeveria greke vendosi të mbyllë Organizatën për Pagesa dhe Kontroll të Subvencioneve Komunitare (OPEKEPE), e cila ishte përgjegjëse për dhënien e subvencioneve bujqësore në vend,..
Kuvendit Popullor miratoi një vendim unanim mbi përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Deputetët treguan se presin që, në zbatim të Konsensusit Evropian të vitit 2022, Republika e Maqedonisë së Veriut të..
Partia Vëzrazhdane këmbënguli në një deklaratë për një reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme mbi rastin Dragi Karov dhe për mbrojtjen e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Deklarata u lexua nga foltorja e parlamentit nga kryetari i..