Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Zgjedhjet e ndershme janë prioritet

Presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Përvomaj
Foto: BGNES

"Zgjedhjet e ndershme janë prioritet, sepse qeveria e Bojko Borisovit vononte shumë kohë votimin me makina, shumë kohë i pengonte bullgarët jashtë vendit për të votuar dhe shumë kohë ishim rekordmen evropianë për nga fletëvotimet e pavlefshme ".

Kështu sot, gjatë vizitës së tij në qytetin Përvomaj (Bullgari Jugore), për festën e qytetit, Presidenti Rumen Radev iu përgjigj një pyetjeje gazetareske pse kaq shpejt e nxori dekretin për shpalljen në Fletoren Shtetërore të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Radev shprehu shpresë se “BSP për Bullgarinë” do të shfrytëzojë mundësinë e mandatit të tretë, të cilin do ta marrë nga Presidenti më 5 maj, dhe do të arrijë të formojë një qeveri të alternativës demokratike së bashku me partitë e tjera që shprehin pritjet e njerëzve për ndryshim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov

Kryeministri bullgar përgëzoi kancelarin e sapozgjedhur gjerman

Me përpjekje të koordinuara, ne vazhdojmë të punojmë për unitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian, thuhet në mesazhin e urimit të Kryeministrit Rosen Zheljazkov drejtuar Kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz. Në urimin drejtuar..

botuar më 25-05-07 10.20.PD

Në Prishtinë, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova uroi ushtarakët bullgarë në Kosovë me rastin e 6 majit

Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova uroi kontingjentin ushtarak bullgar nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) me rastin e Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Ajo mori pjesë në një ceremoni zyrtare në Prishtinë...

botuar më 25-05-06 5.59.MD

Në Shkup, flamuri kombëtar bullgar u gris nga kurorat para varrit të Goce Dellçevit

Në Shkup, u fye flamuri trengjyrësh bullgar. Shiritat u grisën nga kurorat e vendosura në varrin e revolucionarit bullgar dhe luftëtarit për lirinë e rajonit gjeografik të Maqedonisë, Goce Dellçev. Sulmi ndodhi në oborrin e manastirit "Shën Spas" në..

botuar më 25-05-05 9.12.PD