Sot Klisura, Koprivshtica dhe Panagjurishte shënojnë përvjetorin e 145 të shpalljes së Kryengritjes së Prillit (sipas stilit të ri). Në Panagjurishte u zhvillua një lutje falënderimi dhe një procesion liturgjik. Ndër të ftuarit në festën në Klisura ishte Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo ishte e pranishme në rikrijimin tradicional të momenteve të paharrueshme nga Epopeja e Prillit. Rikrijimi në fjalë ishte në prag të dështimit, pasi disa nga pjesëmarrësit nuk paraqitën dokumentet e nevojshme për armët e përdorura në përputhje me Ligjin e ndryshuar për Armët.
"Epopeja e Prillit nuk është vetëm një tekst nga historia, por një mesazh për të ardhmen.145 vjet më parë, lufta ishte kundër skllavërisë, e cila i kishte vënë pranga lirisë. Sot përsëri beteja është për shtetin, për institucionet e forta që funksionojnë në dobi të popullit bullgar, " tha Jotova. Në Bullgari data festohet edhe sipas stilit të vjetër - më 20 prill.Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..